Rritja e GDP-së në këto vende vjen si pasojë e investimit dhe sistemit të fortë bankar që ndihmojnë në zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme.
1. Katar (124,930$)
Vendi i vogël i Lindjes së Mesme shpesh renditet si një nga vendet më të pasura në botë. Popullsia e Katarit është përafërsisht 2.27 milionë, duke i dhënë një GDP totale prej afërsisht 124,930 dollarë për person dhe duke e bërë atë vendin më të pasur në botë që nga viti 2017, sipas FMN-së.
Vendi ka patur një rritje të madhe pavarsisht çmimeve të ulta të hidrokarbureve, një burim i madh i të ardhurave për Katarin, i cili përdoret për karburant. Rritja e GDP së Katarit pritet të vazhdojë deri në vitin 2017.
2. Luksemburg (109,190$)
Luksemburg, me një popullsi rreth 600,000 banorë renditet si vendi i dytë më i pasur në botë. Vendi zotëron një forcë të fuqishme punëtore dhe rritja e tij në vitin 2016 e tejkalon rritjen e përgjithshme të Bashkimit Europian. Megjithatë, FMN vëren se ndryshimi i një peizazhi në ndryshim nga Brexit dhe politikat e shumta që vijnë nga SHBA mund të krijojnë paqëndrueshmëri në treg.
3. Singapori (90,530$)
Singapori mbetet një nga vendet më të pasura në botë dhe GDP reale e saj është rritur me 2.7% nga viti në vit, raporton FMN. Qytet-shteti me një popullsi prej 5.6 milionë banorësh është duke u rritur vazhdimisht që nga viti i kaluar, ndërsa tregtia globale e elektronikës është rimëkëmbur. Në një shkallë më të gjerë, FMN-ja vë në dukje se rritja ekonomike e Singaporit ka qenë e kufizuar kryesisht në fushat e saj të orientuara nga ekspertët.
4. Brunei (76,740$)
Ndërkohë që rritja e GDP-së së Bruneit u zvogëlua në 2016, vendi në fakt ishte rezistoi më mirë se sa pritej. Vendi i pasur, i cili ka një popullsi rreth 400,000 banorë, ka parë sukses në përshtatjen me rëniet në tregun e naftës, pavarsisht se është një eksport kryesor i Bruneit. Pothuajse 90% e të ardhurave të Bruneit erdhën nga nafta dhe gazi, në vitin 2014 raporton FMN.
5. Irlanda (72,630$)
Irlanda është një nga vendet me normat më të larta të rritjes në Evropë, dhe kjo e bën atë pjesë të pesë vendeve më të pasura në botë. Sipas FMN-së, shpenzimet, investimet dhe ndërtimet çuan rritjen e GDP në Irlandë në vitin 2016.
Renditja vazhdon dhe me disa shtete të tjera si:
6. Norvegji
7. Kuvait
8. Emiratet e Bashkuara Arabe
9. Zvicra,
10. Hong Kong,
11. San Marino,
12. Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
13. Arabia Saudite,
14. Hollanda,
15. Islanda
/Fortune
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.