Studimi bazohet në 650,000 makina të shitura në vitin 2017 që janë modele të vitit 2002 ose më herët.
Makina më e mirë është Toyota Highlander SUV, e cila ka 18.3% makina të shitura në vitin 2017 të cilat janë 15 vite ose më shumë të vjetra. Kjo listë dominohet nga modelet Japoneze, si Toyota, Honda, Subaru and Nissan. I vetmi model jo-Japonez që ja ka arritur të bëhet pjesë e top 15 është Volkswagen Golf.
Prodhuesit japonez të makinave, njihen për vendosjen e standarteve të cilësisë dhe besueshmërisë, prandaj janë dhe dominues në këtë listë me makinat e tyre
Toyota dominon me 9 modele, të cilat janë dhe modelet më të famshme si Camry sedan dhe RAV4 compact SUV.
Pjesë e listës është gjithashtu hibridi elektrik Prius.
Honda vjen me dy hyrje të reja: Minifurgoni Odyssey dhe CR-V compact SUV. Për sa i përket markës së vetme në listë jo-Japoneze, studimi tregon se Volkswagen Golf është një makinë shumë praktike me një hapësirë të madhe për ngarkesa të ndryshme.
BusinessMag ju njeh me listën e plotë të 15 makinave që mund të ngisni për 15 vite rreth pa e vrarë mendjen:
/CBS
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.