Galaxy Note 8 është smartphone i fundit dhe më i madhi i Samsung, një evolucion i natyrshëm i Galaxy S8 dhe fatëkeqit Note 7. Është i madh, ka një ekran të lakuar AMOLED dhe është i pajisur me stilolapsin S Pen.
Note 8 është një pajisje tërheqëse, por me një cmim të kripur . Po mendoni të merrni një? Atëherë ju duhet të dini 3 cilësitë e tij më të mira dhe më të këqija.
Të mirat
- Ekrani: Samsung tradicionalisht ka qen më i miri kur bëhet fjalë për cilësinë e ekranit, dhe Note 8 është një tjetër sukses. Ky panel 2960 x 1440 Super AMOLED ka sjell përvojën më të përsosur të shikimit. Ngjyrat janë të gjalla dhe shkëlqimi është i pakrahasueshëm. Ky telefon është plotësisht i lexueshëm, madje edhe në rrezet direkte të diellit.
- Stilolapsi S: S Pen është tipari përcaktues i pajisjeve Note të Samsung. Asnjë telefon tjetër nuk ofron një eksperiencë konkurruese kaq të lartë dhe asnjë nga lapsat që mund të blini në Amazon, nuk i afrohet shpejtësisë dhe saktësisë së S Pen. Ajo është një majë shkruese induktive me ndjeshmëri presioni bazuar në teknologjinë Wacom. Është e mrekullueshme për nxjerrjen në pah të tekstit, marrjen e shënimeve dhe vizatimin. Kur nuk e përdorni atë, S Pen futet brenda telefonit për një ruajtje të lehtë.
- Kamera: Note 8 është telefoni i parë nga Samsung me kamera sportive të dyfishtë. Fotot nga kamera kryesore 12MP janë të ekspozuara në mënyrë të barabartë, të gjallë dhe shumë të qartë. Autofokusimi është i shpejtë dhe merr fotografi të shkëlqyera edhe në mjedise të zbehta. Kamera e mesme ofron zmadhim optik 2X me rezolucion 12MP. Fotot e realizuara nuk janë aq të mira në errësirë, por kjo është vetëm se si funksionon fizika. Pothuajse asnjë telefon tjetër nuk mund të prekë cilësinë e imazhit të Note 8. Rivalët e vetëm janë Pixel dhe Galaxy S8.
Të këqijat
- Sensori i gjurmëve të gishtërinjve: Samsung duhet të bënte diçka me sensorin e gjurmëve të gishtërinjve në telefonët e këtij viti pasi u largua nga butoni kryesor i hapjes. Samsung ka zgjedhur ndoshta vendin më të keq për sensorin në Note 8: në anën e pasme diku afër kamerës. Por, sensori është shumë i kujdesshëm për njohjen e gjurmëve të gishtave. Ju me të vërtetë duhet të mbuloni të gjithë skanerin, por telefoni aktiviyohet menjëherë, edhe nëse ju e prekni me gishtin tuaj.
- Softueri: Note 8 punon me Android 7.1 Nugat, i cili vjen pas lancimit të ri të Oreo. Ky është një shqetësim, por jo një surprizë. Problemi i vërtetë është se softueri TouchWiz i Samsung ende nuk është aq i shpejtë apo i pastër sa ai që Google po përdor në Pixel. Ka njëfarë vonese në vende të ndryshme dhe ndoshta do të përkeqësohet me kalimin e kohës. Ky telefon duhet të jetë më i shpejtë se një Pixel me harduerin e tij më të vjetër, por nuk është kështu edhe me rezolucionin e Note 8 të vendosur në 1080p.
- Çmimi: Samsung sigurisht e vlerëson shumë veten për sa kohë që po e shet Note 8 për gati 1,000 dollarë, pas katastrofës së Note 7 vitin e kaluar. Ky telefon prej 1,000$ do të jetë i vjetërohet po aq shpejtë sa ai që kushton 600 dollarë, kështu që blerësi duhet të jetë i vetëdijshëm para se të kryej këtë blerje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.