Sektori i Bletarisë mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit
Oda e Afarizmit të Kosovës në datën 3 Korrik takoi disa nga shoqatat dhe prodhuesit e mjaltit, me qëllim që të organizohet sektori i bletarisë duke rritur efektshmerinë në ekonominë e Kosovës.
Gjatë këtij takimi si probleme kryesore u theksuan mos përkrahja e këtij sektori nga institucionet qeveritare, probleme me pajisjet, makineri dhe servisi i tyre, i cili duhet të bëhet jashtë vendit në mungesë të kuadrit profesional, gjithashtu problem tjetër identifikohet edhe mungesa e kodit doganor.
Sekretari i Bordit Diamant Elshani, njëkohësisht edhe pronari i fabrikës për përpunimin e mjaltit O3 Shpk në Deçan, fabrikë kjo e cila është e vetmja në Kosovë e këtij lloji dhe është e pajisur me laboratorin për testimin e majltit ku do të sigurohet që mjalti i grumbulluar nga bletarët t’i nënshtrohet procesit të testimit laboratorik paraprak për të siguruar mjaltë 100% të pastër. Ai theksoi se objektivi i përgjithshëm i kësaj kompanie është rritja e prodhimtarisë së mjaltit cilësor, rritja e aftësisë konkurruese dhe krijimi i vendeve të reja të punës, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira në zonat rurale.
burimi: RTV 21
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto