Programi për Mbështetjen e Biznesit - Business Magazine Albania

Programi për Mbështetjen e Biznesit


Programi i Mbështjetjes së Biznesit është hartuar për t’i siguruar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare një qasje në financim, për t’ju mundësuar atyre për të hyrë në shërbimet e konsulencës profesionale, që i përshtaten rrethanave të tyre të veçanta, duke ofruar përvoja dhe praktika më të mira, që do të ndikojnë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe performancës ekonomike të saj.

Programi i Mbështjetjes së Biznesit (PMB) është një nismë e rregulluar nga “Programi i Asistencës së Integruar për Zhvillimin e SME-ve (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme) Shqiptare – IASME” (një program bashkëpunimi Italo – Shqiptar) i ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar, me ligjin 19/2014, datë 27.02.2017. Kjo nismë ka për qëllim zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare (SME).

Objektivat e Programit

Qëllimi primar është përshpejtimi i financimit, por impakti i plotë është zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare. Rritja e mundësisë së financimit do t’i mundësojë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të rrisin prodhimin, të përmirësojnë teknologjinë, të zhvillojnë biznesin e tyre dhe të punësojnë më shumë punonjës.

Gjithashtu, programi ka objektiv të ofrojë mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe te mesme shqiptare, bazuar në mekanizmin e ndarjes së kostove.

Cila është kohëzgjatja e nismës?

Mbështetja e SME-ve përmes Programit të Mbështetjes së Biznesit do të jetë i vlefshëm deri në 31 Dhjetor 2019, për subjektet të cilat plotësojnë kriteret dhe do të kualifikohen për financim.

Aplikimet kanë filluar në datën 2 Maj 2017

Cila është vlera e financimit maksimal?

Vlera maksimale e fondeve që do t’i jepen një sipërmarrjeje të vetme përmes Programit të Mbështetjes së Biznesit do jetë deri në 4000 Euro për një projekt.

Kjo skemë mundëson financimin deri në 50% të totalit të kostos së një projekti.

Cilat shërbime këshillimi financohen?

Gama e shërbimeve që ofrohen për bizneset përfshijnë konsulencën e ekspertëve për të ofruar zgjidhje të plota të biznesit, duke përfshirë shërbimet e Teknologjisë së Komunikimit e Informacionit (ICT) dhe zhvillimin strategjik të biznesit. Programi i Mbështetjes së Biznesit përfshin 10 disiplina kryesore që mbulojnë të gjitha aspektet e biznesit.

Këto janë:

  • Menaxhim dhe Administrim,
  • Plane Biznesi profesionale
  • Përmirësimi i Sistemit dhe Proceseve të Punës,,
  • Marketing për Zhvillim Tregu dhe Shitje;
  • Certifikime me Standarde Ndërkombëtare ISO, Marka CE etj;
  • Kërkim e Zhvillim;
  • Menaxhim i Burimeve Njerëzore,
  • Zhvillim Produkti e Shërbimi,
  • Shërbime ICT,
  • Efikasiteti Energjitik dhe Mjedisi,

Kush mund të aplikojë?

Kriteret e Pranueshmërisë për SME-të:

  • Shoqëria është e regjistruar në Shqipëri;
  • Jo më pak se 51% e kapitalit themeltar të shoqërisë zotërohet nga shtetas Shqiptar;
  • Shoqëria ka një qarkullim vjetor jo më të lartë se 10 milion euro;
  • Shoqëria ka një numër punonjësish jo më shumë se 250;
  • Të jetë në gjendje për të paguar deri në 50% të kostos totale të projektit.
  • Të vërtetojë se ka paguar të gjitha detyrimet ndaj shtetit

Kriteret e Pranueshmërisë për Konsulentët

  • Të jetë e regjistruar ligjërisht në Shqipëri
  • Të vërtetojë se ka paguar të gjitha detyrimet ndaj shtetit
  • Të zotërojë të paktën 3 vjet përvojë profesionale në programe dhe projekte të ngjashme;
  • Të zotërojë një eksperience prej të paktën 5 projekte te zbatuara me sukses në të njëjtën linjë të biznesit me projektin e Aplikantit
  • Konsulentët për të ofruar shërbime në kuadër të PMB duhet të AKREDITOHEN pranë PMU-së duke dorëzuar dokumentacionin ligjor sipas Pikës 3.2, të Udhëzuesit për Aplikantët

Konsulentët e akredituar

Një listë e përditësuar e konsulentëve të akredituar të Programit për Mbështjetjen e Biznesit do të jetë në dispozicion në dokumentet tona të shkarkueshme si më poshtë.

Nëse jeni të interesuar të bëheni konsulent i Programit për Mbështjetjen e Biznesit ju lutemi na kontaktoni:

Njësia e Menaxhimit të Programit (PMU)

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Adresa: Blvd. “Deshmorët e Kombit”,
Tiranë – Shqipëri
Tel: +355 42 366811 Fax: +355 42366449
E-mail: info@prodaps.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0