Tek grupi i parë futen profesionet që me siguri do të zhduken me zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë. Këtu futen shoferët (për shkak të mjeteve të transportit automatike), punët e prodhimit të produkteve (të zëvendësuara nga robotët), asistentët e avokatëve dhe juristëve etj.
Lexoni:Inteligjenca artificiale është e ardhmja e teknologjisë
Grupimi i dytë janë profesionet që kërkojnë prekjen konkrete të njeriut, si masazhatorët, terapistët etj.
Secili prej këtyre grupimeve është mjaft i vogël në krahasim me grupin e fundit, i cili përfshin çdokënd tjetër (duke përfshirë edhe shkrimtarin e këtij postimi). Për shembull, ka ende një rol për profesionistët e investimeve njerëzore si dhe për këshilltarët.
Lexoni: Inteligjenca artificiale po kthen njerëzimin në të padobishëm
“Drejtori jonë i investimeve është Burt Malkiel, ekonomist nga Princeton, i cili shkruajti librin ‘A Random Walk Down Wall Street’, por unë nuk mendoj se njerëzit duhet të marrin vendimet e investimeve,” thotë Adam Nash, CEO i WealthFront. “Inxhinierët tani kanë krijuar një software, i cili ofron të njëjtin shërbim si Burt vetëm se pa futur emocionet në lojë.”
Burimi: Fortune
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto