Shkolla e Mesme Profesionale “Ndre Mjeda” Bushat, Vau Dejës 12-13 Maj 2017
Në kuadër të fillim sezonit turistik veror 2017, tre organizata të shoqërisë civile që operojnë në turizëm, organizojnë më 12 dhe 13 Maj 2017 Konferencën 2: Turizmi në Qarkun Shkodër.
GO2, VIS Albania dhe COSPE organizojnë SMART START UP TOURISM, Konferenca 2 për turizmin në Qarkun Shkodër.
Fokusi kryesor i Konferencës 2 janë nismat e reja të ndërmarra në fushën e turizmit.
Përfshirja dhe angazhimi i të rinjve, sidomos në zonat rurale, është një mundësi që u jepet atyre për të zhvilluar nisma të reja në fushën e turizmit jo vetëm për t’i mbajtur të lidhur me territorin, por edhe për të krijuar mundësi zhvillimi për veten e tyre dhe zonën ku jetojnë.
Përmes kësaj konference krijohet mundësia për të transformuar një ide inovative në një sipërmarrje duke ofruar një asistencë të kualifikuar dhe mundësi trajnimi për idetë fituese.
Rezultatet e dala nga tryezat e fokus-grupeve do të shërbejnë për përgatitjen e një dokumenti (paper), që në terma afatgjatë synon të advokojë dhe të lobojë për politikat vendore dhe qendrore mbi start up-et në nivel qarku.
Qëllimi: Të krijohet rrjet gjithëpërfshirje për të gjitha palët e interesuara në sektorin e turizmit.
Objektivat:
- Të nxiten të rinjtë për sipërmarrje në sektorin e turizmit;
- Të nxitet shkëmbimi i produkteve, ideve, kapaciteteve dhe kapitaleve ekzistuese në territor;
- Të krijohen lehtësi veprimi dhe bashkëpunimi ndërmjet pushtetit vendor dhe aktorëve të tjerë për zhvillimin dhe promovimin e ofertës turistike të rajonit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.