Shqipëria nominohet për t'u bërë pjesë e trashëgimisë botërore natyrore - Business Magazine Albania

Shqipëria nominohet për t’u bërë pjesë e trashëgimisë botërore natyrore


Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) po shqyrton nëntë nominime të Trashëgimisë Botërore me kritere natyrore, duke përfshirë dy zgjerime dhe shtatë vende të reja, të cilat janë propozuar për vitin 2017.

Shqipëria është në mesin e vendeve të përzgjedhura bashkë me Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Kroacinë, Italinë, Rumaninë, Spanjën dhe Ukrainën.

IUCN bën rekomandime nëse një vend duhet të jete në Listën e Trashëgimisë Botërore apo jo, si organi zyrtar këshillues për natyrën në Komitetin e Trashëgimisë Botërore.

Rekomandimet e IUCN do të jepen katër deri në gjashtë javë përpara takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i cili zhvillohet nga 2 deri më 12 korrik në Krakov të Polonisë.

Emërimet propozohen me mbishkrimin në Listën e Trashëgimisë Botërore nga shtetet palë që kanë ratifikuar Konventën e Trashëgimisë Botërore të vitit 1972 , një instrument unik i ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Si organ këshillë dhënës për natyrën sipas Konventës, IUCN është përgjegjëse për vlerësimin e të gjitha nominimeve që përmbajnë kritere natyrore.

Procesi i vlerësimit ka përfshirë misionet në terren si dhe konsultimet në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe lokal. IUCN u konsultua gjerësisht me ekspertë, të cilët kanë njohuri përkatëse të vendeve apo vlerave natyrore që ata përfaqësojnë.

Paneli i Trashëgimisë Botërore i IUCN-së është thelbësor për këtë proces. Ai mblidhet çdo vit për të ofruar këshilla teknike dhe shkencore për IUCN-në në punën e saj mbi Trashëgiminë Botërore, duke siguruar cilësinë më të lartë të rekomandimeve që i janë dhënë Komitetit të Trashëgimisë Botërore.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0