Në Japoni, nëse nuk kujdeseni dot për një të moshuar ju mund t'a braktisni atë - Business Magazine Albania

Në Japoni, nëse nuk kujdeseni dot për një të moshuar ju mund t’a braktisni atë


Shekuj më parë, Japonia krijoi një fjalë të re ubasute. E cila përkthehet si “braktisja e gjyshërve” dhe përkufizonte praktikën e dëbimit të të moshuarve nëpër male nga familjet e varfëra sepse ata nuk arrinin dot të kujdeseshin për ta.

Sot, për shkak të problemeve ekonomike dhe demografike “braktisja e gjyshërve” është rikthyer përsëri në skenë.

Pleqtë e braktisur të ditëve moderne nuk lihen më nëpër maja malesh por ata dërgohen në spitale dhe zyra bamirëse dhe lihen aty për adoptim.

“Ka shumë njerëz të cilët kanë një sasi të konsiderueshme të ardhurash por pavarsisht kësaj ata jetojnë në varfëri dhe vuajnë shumë me të afërmit të cilët nuk arrijnë dot të kujdesen për veten,”tha punonjësi social Takanori Fujita. “Ata ngurojnë të kërkojnë ndihmë sepse kjo ju duket e turpshme.”

Ekonomia Japoneze është tkurrur shumë dekadën e fundit. Moshat më të mëdha arrijnë 80, 90 deri në 100 vjeç ndërkohë që brezat e rinj nuk bëjnë më fëmijë. Si rezultat ka më pak njerëz të cilët mund të kujdesen për të moshuarit, të paguajnë sigurimet sociale dhe të mbajnë fuqinë e punës.

Ekonomistët e quajnë situatën “bomba demografike me sahat.”

Kjo bombë demografike ka sjellë shumë efekte anësore, për shembull është rritur numri i vdekjeve nga puna jashtë orarit (japonisht: ‘karoshi’) ku punonjësit kryejnë vetvrasje për shkak të ngarkesës së punës.

Qeveria ka marrë disa masa për ta bërë jetën në familje më tërheqëse për njerëzit, duke përfshirë takime njohjeje midis të rinjve, duke iu mësuar meshkujve si të jenë baballarë të mirë dhe ka rekomanduar orare më të shkurtra pune në kompanitë e mëdha.

Braktisja e të moshuarve është një tjetër efekt anësor i bombës demografike. Fujita punon në prefekturën Saitama dhe ai thotë se aty ka 10 pleq të braktisur çdo vit.

Kjo tendendencë nuk mendohet të përfundojë shpejt. Në Japoni ka më shumë njerëz mbi moshën 65 vjeç, si pjesë e popullsisë së përgjithshme, se në çdo moment tjetër në historinë e vendit. Që nga viti 2016, njerëzit e moshuar llogariten si 26.7% e 127.11 milionë banorëve të Japonisë.

Disa shoqata bamirësie në Japoni kanë filluar t’iu shërbejnë ushqime të moshuarve të braktisur, madje kanë ngritur dhe zyra ku ju mund të shkoni t’i lini ata, për ta normalizaur sado pak situatën. Organizata më pas e transferon anëtarin e familjes në një azil, ku ai mund të marrë kujdesin e duhur.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0