Në Kosovë sivjet fillon mësimi “online” - Business Magazine Albania

Në Kosovë sivjet fillon mësimi “online”


Nxënësit dhe mësimdhënësit e 16 shkollave nga 14 komuna të ndryshme, që nga 5 shtatori do të mund të zhvillojnë mësimin “online” në shkollë dhe në shtëpi.

Këtë ua ka mundësuar projekti “Më mëso mua”, i cili ka filluar të zbatohet për herë të parë në Kosovë nga Qendra e Arsimit e Kosovës (KEC) në marrëveshje me komunat.

Këtë projekt e kanë mirëpritur drejtues të shkollave, duke thënë se nga ajo që kanë parë në trajnime, rezulton se mësimi “online” do ta bëjë shkollën më atraktive për nxënësit, si dhe do të ndikojë në shfrytëzimin më racional të orës mësimore.

Megjithatë, ka një dozë dyshimi nëse mësimi “online” mund të ndikojë në pasivizimin e mësimdhënësve, duke e kthyer mësimin në rutinë, gjë e cila mund të bëjë që edhe nxënësit të humbin interesimin për mësim.

Por, implementues të projektit thonë se ai është treguar shumë i suksesshëm në vendet ku është zbatuar.

Melinda Mula, eksperte e arsimit dhe menaxhere e projektit “Më mëso mua” në KEC, ka thënë se ky projekt fillimisht do të zbatohet në 14 komuna dhe në 16 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në mbarë Kosovën.

Komunat në të cilat do të realizohet projekti janë: Prishtina, Peja, Gjakova, Vushtrria, Istogu, Malisheva, Rahoveci, Podujeva, F. Kosova, Drenasi, Lipjani, Shtimja, Hani i Elezit dhe Suhareka.

Burimi: gazeraexpress.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0