Pyetja më e sinqertë e shitjes! - Business Magazine Albania

Pyetja më e sinqertë e shitjes!


Gjatë një takimi pune pata mundësinë të njihesha me një organizatë jofitimprurëse e cila aktivitetin e saj mjaft të gjerë dhe të veçantë e kryen pothuajse 150 kilometër larg Tiranës. Organizimi dhe dedikimi i secilit anëtar, sidomos drejtuesve ndaj njerëzve me të cilët ata punonin ishte tërësisht i orientuar në përmirësimin e jetesës së tyre dhe në plan të dytë tek rezultatet e projektit të cilat duhen raportuar tek donatorët.

I impresionuar se sa afër ata qëndronin me fermerët e zonës nisa të pyes mbi ide të ndryshme, nevoja si dhe mundësi sipërmarrjesh të cilat mund të zhvilloheshin me këta njerëz. Pasi u prezantova me disa eksperienca të suksesshme por edhe mësime të nxjerra përmes dështimeve, drejtuesit më informuan mbi një ide biznesi e cila nëse strukturohej mund të ndryshonte së paku jetën e 10 grave dhe për rrjedhojë 10 familjeve.

Pasi dëgjova me vëmendje, nisa menjëherë të pyes gjithnjë e më shumë mbi produktin, mbi procesin, lëndën e parë, kostot e çmimet. Megjithëse në mendjen time e kisha shumë të qartë se çfarë duhet të pyesja, e dija se diçka po më shpëtonte. Ndërkohë që flisja, rrotulloja në dorë stilolapsin (sepse përpiqesha të mbaja shënim çdo informacion) i cili pas një serie pyetjesh kishte bërë punën e tij, pjesë të gishtave ishin ngjyrosur. Kërkova ndjesë dhe shkova të laja menjëherë duart. Pothuajse të gjitha pyetjet e duhura i kisha bërë, ndërsa pyetjen më të sinqertë në shitje nuk e kisha bërë ende.

Ky reflektim ndodhi në momentin që doja të pastroja bojën e stilolapsit nga duart. Kishim folur një orë mbi teknikat, recetat, çmimet, kostot, shitjen, lëndën e parë të një sapuni plotësisht bio dhe artizanal të prodhuar nga gratë e zonës por që nuk po e shihja pranë lavamanit për të pastruar bojën e stilolapsit.

Ende pa tharë duart mirë, dola dhe pyeta, po ju a e përdorni vetë këtë produkt? Po gratë që e prodhojnë? Po ndonjërin nga produktet që ato prodhojnë? Në moment kuptova se pavarësisht se sa e sinqertë në shitje kjo është pyetje kyçe. Si mund të shes diçka që nuk e përdor? Qoftë edhe në këndvështrimin e blerësit kjo është një “kartë” e cila menjëherë tregon stërvitjen e shitësit (në rastin më të keq), të vërtetën mbi lidhjen e shitësit dhe produktit (në rastin më të mirë).

Biseda me organizatën mbaroi pasi ata mu përgjigjën se ende nuk i kishin provuar të gjitha produktet por patjetër që do ta kishin parasysh. Në përfundim të takimit nuk arrita as unë të marr një mostër të produktit por mora
se vetë pjesëtarët e organizatës pasi të përdornin produktet do të krahasonin mënyrën se si e “shisnin” këtë produkt pasi e kishin provuar tashmë edhe me një këndvështrim kritik në mënyrë që çdo element të përmirësohej si në prodhim ashtu edhe në shitje.

Shkruar nga Gerion Treska!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0