Inteligjenca emocionale përkufizohet si aftësia e dikujt për të menaxhuar ndjenjat e veta dhe të tjerëve, si dhe për ta përdorur këtë informacion për të udhëhequr mendimet dhe veprimet e tjetrit.
Në thelb, IE është mbledhja e aftësive mendore dhe emocionale. Prandaj, për të stërvitur IE, e gjithë çfarë duhet të bëni është stërvitja e mendjes tuaj për të kërkuar këto aftësi. Këtë mund ta bëjmë me tri hapa:
1. Stërvit mendjen
Vëmendja është baza e njohjes së aftësive emocionale. Në mënyrë të veçantë, ideja është të stërvitësh vëmendjen për të krijuar një mendje të qetë dhe të “pastër” në të njëjtën kohë. Kjo cilësi e mendjes është themeli për IE.
2. Vetë-njohja dhe vetë-kontrolli
Përdor vëmendjen e mprehtë për të krijuar perceptim të lartë të procese të njohjes dhe emocionale. Me anë të kësaj, ti bëhesh i aftë të kontrollosh rrjedhën e mendimeve dhe proceset emocionale me qartësi, si dhe mjaftë objektivisht, parë kjo nga një person i tretë.
Sapo të fitoni këtë, ju arrini në nivelin më të lartë të vetë-njohjes që rrjedhimisht sjellë dhe vetë-kontrollin.
3. Krijimi i shprehive mendore pro-sociale
Cilësi siç janë mirësjellja dhe dhembshuria mund të fitohen si shprehi mendore, të cilat të ndihmojnë në vendosjen e marrëdhënieve sociale. Këto shprehi të mirësjelljes fitohen dhe aftësohen në të njëjtën mënyre si aftësohen dhe shprehitë e tjera.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.