- Raiffeisen Bank International eshte “Banka me e mire ne Evropen Qendrore dhe Lindore dhe CIS”
- Revista e njohur britanike financiare dekoron Raiffeisen me 14 çmime
- RZB fitoi çmimin “Banka me e mire” ne Austri, RBI eshte “Banka me e mire e investimeve” ne Austri
- Bankat e rrjetit ne Shqiperi, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovine, Republiken Çeke, Kosove, Rumani, Rusi, Serbi dhe Sllovaki u nderuan edhe ne vendet e tyre perkatese
EMEA Finance – revista e njohur britanike financiare e specializuar ne mbulimin e industrise se financave ne Evrope, Lindjen e Mesme dhe Afrike – ka dekoruar Raiffeisen me 14 çmime ne konkursin e saj ” Çmimet Bankare Evropiane “. Ceremonia e shperndarjes se çmimeve u mbajt mbremjen e kaluar ne Vjene.
Raiffeisen Bank International AG (RBI) fitoi çmimin rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore dhe CIS per gamen e gjere te produkteve dhe sherbimeve qe i ofron klinteve te saj individe dhe korporate ne te gjithe rajonin. RBI u nderua gjithashtu dhe si “Banka me e Mire e Investimeve ne Austri”, ndersa Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), institucionit qendror te Grupit Bankar Raiffeisen te Austrise dhe aksionerit baze te RBI-se, ju dha çmimi “Banka me e mire ne Austri”.
“Keto çmime vertetojne forcen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te RBI-se duke ju ofruar sherbime dhe produkte inovative 14.9 milion klienteve te saj ne Evropen Qendrore dhe Lindore dhe CIS. Gjithashtu reflektojne fokusin e pandryshueshem te Grupit RBI ne rajon si dhe performancen e mire te tij “, tha Drejtori i Pergjithshem i RBI-se Karl Sevelda.
Perveç grupit meme RZB dhe RBI, bankat e rrjetit ne Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovine, Republiken Çeke, Kosove, Serbi dhe Sllovaki fituan cmimin “Banka me e Mire” per shtetet respektive, nderkohe qe bankat e rrjetit ne Shqiperi, Rumani dhe Rusi jane dekoruar si “Banka me e Mire e Huaj”. Per me teper, RBI u shqua si “Banka me e Mire e Investimeve”,
* * * * *
Raiffeisen Bank International AG (RBI) i perket Austrise, ku eshte banke udheheqese ne korporata dhe investime, si dhe Evropen Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregu i saj. 15 tregjet e rajonit jane te mbuluara nga bankat e filialit. Perveç kesaj, Grupi ofron sherbime te specializuara financiare, per shembull ne fushen e leasing-ut, menaxhimit te aseteve, si dhe bashkimet dhe blerjet.
Ne total, pothuajse 51,500 punonjes ju sherbejne 14.9 milione klienteve permes afersisht 2,700 njesish biznesi, shumica e te cilave jane te vendosura ne EQL.
RBI eshte nje dege plotesisht e konsoliduar e Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB). RZB indirekte zoteron rreth 60.7 per qind te aksioneve dhe pjesa tjeter eshte e lire. Aksionet e RBI-se jane te listuara ne bursen e Vjenes. RZB eshte institucioni qendror i Raiffeisen Grupit Bankar Austriak, grupi me i madh bankar ne vend, dhe sherben si zyre qendrore e te gjithe Grupit RZB, perfshire RBI.
Per informacione te metejshme ju lutem kontaktoni:
Ingrid Krenn-Ditz (+ 43-1-71 707-6055, [email protected]) ose
Christof Danz (+ 43-1-71 707-1930, [email protected]) http://www.rbinternational.comhttp:,//www.rzb.at,
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.