A e dini se iPhone kushton më lirë se askund në SHBA? Kjo varet së shumti sipas taksave në shteve. India përshembull sipas raportit të Deutsche Bank, një iPhone 6S kushton 835 dollarë, 200 dollarë më shumë sesa në SHBA.
Historia bëhet akoma më e trishtë nëse mësoni se GDP për person është 1,617 dollarë në Indi dhe 55,805 në SHBA. Kjo na bën të mendojmë se telefoni i Apple në këtë vend është një luks që nuk mund ta kenë të gjithë.
Edhe pse Apple historikisht ka qenë një prodhues i paisjeve të rangut të lartë, nuk duhet të harrojmë qindra alternativat që ofron Android-i madje me kosto të ulët, Vetë shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook e kishte pranuar se çmimet në vendet në zhvillimi si India janë shumë më të larta dhe se kompania po punon për të gjetur një zgjidhje në një farë mase.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto