Të dy prezantimet ishn mjaft interesante sepse trajtonin zhvillimin e një produkti nga dy këndvështrime të ndryshme. Trajtesa e kreut të inovacianit të Vodafone Albania solli eksperiencën e një kompanie të madhe në zhvillimin dhe menaxhimin e produkteve. Nga ana tjetër Emil T. Lamprecht e trajtoi këtë temë për të gjithë ata që duan të zhvillojnë një startup.
Ky ishte vetëm fillimi i një serie të gjatë prezantimesh që pritet të mbahen nga ProductTank Tirana. Ky event nuk duhet humbur nga të gjithë kompanitë e mëdha apo të vogla, menaxherë, ekspertë apo individë që janë në hapat e para të hedhjes së një produkti në treg. Eventet e rradhës do të sjellin surpriza të reja dhe informacion të vlefshëm për komunitetin e sipërmarrjes këtu në Tiranë. Business Magazine i uron suksese të mëtejshme ProductTank Tirana.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.