Kroatët prodhojnë makinën më të shpejtë në botë - Business Magazine Albania

Kroatët prodhojnë makinën më të shpejtë në botë


Kompania kroate ‘Rimac’ ka prodhuar në një numër të vogël hipermakinën elektrike ‘Concept One’, e cila do të prezantohet në Geneva Motor Show.

Prodhuesi kroat ‘Rimac’ tha se e ka përfunduar makinën koncepti i së cilës u prezantua në vitin 2011. Kompania tha se versione të tjera të këtij modeli do të prodhohen në vazhdimësirimac-concept-one-rear

‘Concept One’ përmbanë katër motorë elektrikë, një për secilën rrotë, të vendosur mes akseve të tyre. Ajo ka 1072 kuaj fuqi dhe punon me 800kW.

Kmpania pretendon se me një peshë prej 1850 kg, ‘Concept One’ është në gjendje të bëjë 100 km në orë për 2.6 sekonda, duke arritur në 200 km për orë në 6.2 sekonda dhe maksimumi shkon në 355 km për orë në 14.2 sekonda.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0