Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka zhvilluar paraditen e kësaj të hëne një takim me sipërmarrës të ndryshëm, me qëllim nxitjen e zhvillimit të industrisë minerare.
Në fjalën e tij para të pranishëmve, Gjiknuri ka vënë në dukje se kapacitetet e kësaj industrie në vendin tonë janë intensifikuar dhe duhet të ndryshim cilësor për të ecur më tej.
“Industria minerare po punon me kapacitete të plota dhe synimi ynë është të bisedojmë me ju pasi po ndërmarrim disa nisma. Ka ardhur momenti për një impuls për ta bërë këtë industri me cilësi më të mirë”, ka thënë Gjiknuri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.