Shqipëria ka numrin më të ulët të pikave të shërbimit për pagesa ndër vendet 12 vendet e rajonit ECA, madje me diferencë shumë të madhe. Gjithashtu vendi ynë ka numrin më të ulët të ATM-ve.
Situata e dobët në aksesin në pagesa lidhet me faktin se instituicionet e pagesave nuk janë të pranishme në zonat rurale te vendit tonë. Madje ato janë shumë të kufizuara jashtë rajonit Tiranë –Durrës.
Ekspertët ndërkombëtarë kanë analizuar se pagesat elektronike ofrojnë potencial të madh për të integruar familjet me të ardhura të ulëta. Nga këto shërbime, prodhuesit bujqësorë, shitësit dhe segmente të tjera të marxhinalizuara të ekonomisë do të ulnin kostot.
Zgjerimi i shërbimeve të pagesave është gjithashtu instrumenti më efektiv për të formalizuar ekonominë.
Me zgjerimin e pagesave jo cash qeveritë mund të kenë një pasqyrë më të sakte për zhvillimet në ekonominë reale dhe mund të shfrytëzojnë këtë panoramë për të mbledhur më shumë taksa.
Por, përdorimi i gjerë i pagesave elektronike kërkon përmirësime financiare, infrastrukture komunikimi, ligjore dhe rregullative.
Po bëhen përpjekje në disa vende te ECA-s për të përmirësuar ligjet dhe kuadrin rregullator. Por transformimi i infrastrukturës se pagesave mbetet një sfidë e madhe. Infrastruktura financiare në shumicën e vendeve te ECA-s është e lidhur me shërbimet tradicionale bankare.
Por ekspertët sugjerojnë se përhapja e gjerë e transaksioneve elektronike kërkon shërbime të lehta për t’u përdorur, terma dhe kushte tërheqëse dhe të përshtatshme.
Burimi: sot.com.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.