Të gjithë jemi dëshmitarë dhe mund ta kujtojmë se si në fillim, Interneti mund të aksesohej vetëm përmes linjave fikse me shpejtësi shumë të ulët. Sigurisht që ky shërbim ishte shumë i shtrenjtë dhe mund të përdorej vetëm nga një numër i kufizuar njerëzish. Në të shumtën e rasteve ne lidheshim në internet kryesisht në vendin e punës ose në shtëpi. Atë periudhë ne mund ta përshkruajmë si epokën e parë të internetit e cila nuk kishte akoma lëvizshmëri.
Më pas shërbimi i internetit u ofrua edhe nga operatorët mobil dhe në një kohë të shkurtër përdoruesve të celularëve ju ofrua edhe shërbimi 3G. Dhe ishte pikërisht atëherë, për herë të parë me 3G kur filluam të përdorim internetin me të gjithë përmbajtjen dhe shpejtësinë e ngjashme me atë të bandës së gjerë fikse. Edhe emërtimi ‘Internet me Bandë të Gjerë’ (broadband) është përshkruar me 3G-në. Me përdorimin e teknologjisë HSPA + dhe ‘Transportuesit të Dyfishtë’ (Dual Carrier), 3G prezantoi tek përdoruesi shpejtësi të lartë interneti deri në 42 Mbps. Me ndihmën e kësaj teknologjie filluam të përdorim në mënyrë më efikase telefonat tanë mobil dhe tabletat.
Kjo teknologji ofronte shpejtësi të mjaftueshme për shumë përmbajtje tek telefonat celular si lundrimi në rrjet, video, thirrjeve zanore nëpërmjet internetit (VoIP) dhe aplikacione të tjera. Penetrimi i telefonave të zgjuar është rritur në mënyrë drastike dhe sot pothuajse të gjithë telefonat e mençur në treg e mbështesin 3G-në.
Sipas Eagle Mobile, kur kompania nisi shërbimet 3G rreth 2 vjet më parë u vu re se …
përdorimi i të dhënave celulare u rrit pothuajse 20 herë më shumë pas 3G-së.
Është pikërisht kompania Albtelecom dhe Eagle Mobile e cila në botimin e saj Eagle Mag ka njoftuar përdoruesit e saj se shumë shpejt do të kenë mundësinë të përjetojnë shërbimin 4G.
“Ne kemi nevojë për revolucion të ngjashëm në internetin mobil me Bandë të Gjerë, dhe 4G – LTE (Long Term Evolution) do të na ndihmojë a realizojmë këtë. 3G është mjaft e mirë për internetin me bandë të gjerë, por ka kufizime për shkak të spektrit të frekuencave dhe teknologjisë së përdorur. LTE zgjidh shumë probleme teknike si përdorimin efiçent të frekuencave, vonesa, mbulimi, etj … Duke përdorur shumë frekuenca në të njëjtën kohë, shpejtësia e LTE mund të kalojë 900 Mb. Në shërbimet LTE, nuk do të ndodhë kufizim shpejtësie për shkak të rrjeteve, por kjo teknologji kërkon edhe telefona celularë që mbështesin shpejtësinë e lartë. Sot në treg, shumica e telefonave LTE mbështesin 150 Mb shpejtësi në kushte ideale. Shumë shpejt do të prodhuesit e mëdhenj do të prodhojnë telefona celularë që mbështesin shpejtësinë 300 Mb.” – shprehet Z. Murat ÇAKMAK, Drejtor i Grupit të Teknologjisë, ALBtelecom dhe Eagle Mobile.
Ndërkohë çfarë po ndodh në Shqipëri?
Në muajin Mars u shit spektri i parë nga qeveria për 3 operatorë, duke lënë të lirë nisjen e çdo shërbimi celular. Kjo do të thotë që ne mund ta përdorim atë për të ofruar shërbimin LTE.
Gjëja më e rëndësishme në ofrimin e një shërbimi të mirë LTE është lidhja me fibra në të gjitha zonat. Ndryshe është e pamundur të kryesh trafik të madh për shkak të shpejtësisë shumë të lartë të ofruar për përdoruesit.
“Pikërisht në këtë drejtim ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë një diferencë thelbësore në këtë aspekt. Ne jemi i vetmi operator që ka qasje në fibra optike në të gjitha zonat celulare. Kjo do të sigurojë shërbim celular me bandë të gjerë të pakufizuar dhe të vazhdueshëm për të gjithë abonentët tanë. – Vazhdon Z. Murat ÇAKMAK
Çfarë ndryshimi do të ndjejmë konkretisht si përdorues nga ardhja e 4G?
Përdoruesit do ta ndjejnë ndryshimin dhe përmirësimin në përdorimin e të dhënave në celular menjëherë me ardhjen e LTE-së, sidomos në shërbimet e video. Me ndihmën e shpejtësisë së lartë dhe vonesave të ulëta, faqet e internetit dhe aplikacionet do të hapen shumë shpejt dhe rezolucioni i fotove do të ruhet në maksimum. Ndërkohë numri i telefonave celularë që mbështesin LTE-në do të rritet në një kohë të shkurtër.
Së fundmi në emër të gjithë përdoruesve të celularëve apo tabletave, aplikacioneve të ndryshme dhe rrjeteve sociale urojme…Mirë se të na vish 4G!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.