Vodafone UK pranon pergjimet ne 29 shtete. Perfshire edhe Shqiperine… - Business Magazine Albania

Vodafone UK pranon pergjimet ne 29 shtete. Perfshire edhe Shqiperine…


Vodafone, nje prej shoqerive me te medha te telekomunikacioneve ne mbare boten, ka pranuar ekzistencen e kabujve sekret qe lejojne agjencite qeveritare te pergjojne bisedat telefonike ne rrjetin e saj. Ne pranimin e ketij fakti te turpshem, shtohet se ky pergjim eshte aktive ne 29 shtetet ne te cilat Vodafone operon ne Europe e gjetke.

Ne raportin publik te Vodafone permendet edhe Shqiperia. Vodafone jep nje shifer interesante, 5778 pergjime te realizuara. Eshte interesant edhe shenimi i Vodafone ku thuhet se “eshte e paligjshme te japesh informacione sesi ky pergjim eshte realizuar por autoritetet e kane autorizuar te jape shifren ne fjale”.

Te tjera shtete ne te cilat vlen ky shenim jane: Turqia, Egjipti, Hungaria, Makta, India, Katar, Rumani dhe Afrike e Jugut. Lexuesi yne mund te krijoje pershtypjen e tij lehtesisht se ne cilen kategori vendesh ne bejme pjese (pavaresisht statusit te BE-se).

Per momentin nuk ka asnje koment nga entet qe kane rol ne kete situate, sic jane AKEP apo KMDP. Ndoshta kurre s’do te kemi…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0