Nokia Asha 501 do te dale ne qershor ne me shume se 90 vende te botes per 99 $ - Business Magazine Albania

Nokia Asha 501 do te dale ne qershor ne me shume se 90 vende te botes per 99 $


Ne nje event ne Nju Delhi, drejtori i Nokia-s Stephen Elop ka lajmeruar nxjerrjen e pajisjes Nokia Asha 501.
 
Sipas tij dizajni eshte frymezuar nga Lumia dhe eshte hapi i pare ne kapitullin e ri te Asha. Pajisja ka nje procesor 1GHz dhe 512 MB RAM.
 
Ka nje ekran 3 inc 320×240 pixel dhe pjesa me e forte e telefonit mund te jete bateria. Asha 501 raportohet se ka nje jetegjatesi baterie prej 17 oresh duke folur dhe 48 dite “standby”.
 
Pajisja ka gjithashtu bateri qe hiqet si dhe nje karte 4 GB microSD brenda. Versioni origjinal do te jete vetem 2 G, ndersa pritet te dale edhe nje tjeter Dual-SIM.
 
Asha 501 do te dale ne qershor ne me shume se 90 vende te botes dhe do te kushtoje 99$. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0