Color, iPhone me i ri nga Apple - Business Magazine Albania

Color, iPhone me i ri nga Apple


Kur behet fjale per iPhone gjithmone jemi vigjilent. Smartfoni i famshem ne te gjithe boten i prodhuar nga kompania Apple, ne fakt po pergatitet per te futur ne treg nje tjeter model te ri qe sipas zerave ne rrjet do te jete i ngjyrosur, me emrin Color dhe do te kushtoje rreth 350 dhe 400 dollare.

Zerat ne fakt kane ardhur nga dy analiste te J.P. Morgan, Gokul Hariharan dhe Mark Moskowitz. “Aktualisht Samsung dominon tregun e smartfonave me cmime mes 250 dhe 500 dollareve, me me shume se 35% te tregut. Besojme se Apple do te marre 20-25% te tregut ne 12 muajt e ardhshem me nje produkt low cost, me cmim te ulet, ne nivelin e 350-400 dollareve”,- pranuan analistet.

Pra, Apple do te nxjerre pajisje me cmim te ulet?! Jo saktesisht, sepse kompania meme nuk e ka pranuar kurre se do te kete nje pjese ne tregun low cost por qe do te qendroje ne rrugen e mesme, ne menyre per te mos humbur famen e fituar prej kohesh.

Pajisja e re do te kete kapake te ngjyrosur me polikarbonat, nje ekran 4 polesh ndersa per te tjerat do te jete i ngjashem me versionin aktual, iPhone 5. Color do te jete edicioni i gjashte i produktit Apple dhe me shume mundesi do te dale ne 2014-en.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0