Samsung Galaxy S4, telefoni i se ardhmes - Business Magazine Albania

Samsung Galaxy S4, telefoni i se ardhmes


Ne Itali ka mberritur celulari i ri Galaxy S4, perla telefonike e Samsung. Funksione intuitive dhe bateri me jetegjate, procesor me i shpejte dhe super memorie.

Shtepia prodhuese koreane keshtu shpreson te kaloje suksesin e vellait me te vogel, S3, nga i cili deri tani jane shitur 40 milion cope ne te gjithe boten. Objektivi eshte ambicioz, te kalojne rekordin dhe te arrijne ne 60 milion.

Por bazat e suksesit jane, sipas te dhenave te treguara pas lancimit ne treg. Ne lancimin qe beri Samsung me shume ne Superstudio se ne Milano, moren pjese te ftuar si Raffella Carra, ish Miss Italia Cristina Chiabotto, Martina Stella dhe Giogio Pasotti.

Por te shohim me ne detaj karakteristikat e ketij smartfoni te brezit te fundit. “Nje smartfon duhet ta shoqeroje nje njeri gjate gjithe dites”,- shpjegon Carlo Barlocco, zv.President i shitjeve te Samsung ne Itali. “Ne e kemi menduar si nje shok jete per konsumatoret”.

Nder karakteristikat kryesore, eshte nje kamere e dyfishte prej 13 megapixel prapa dhe 2 perpara, nje sistem operativ Android i brezit te fundit dhe nje dizajn shume terheqes.

Ato qe e bejne nje mjet te pazevendesueshem S4 jane dhe sensoret, ne gjendje qe te monitorojne formen fizike te perdoruesit dhe kushtet ambjentale ku jeton.

Disa funksione regjistrojne ushtrimet fizike, ushqimin, madje dhe oret e gjumit ne menyre qe te qendrojne gjithnje te shendetshem. Samsung Galaxy S4 do te jete ne shitje ne Itali nga data 27 prill, do te jete me shume ngjyra dhe me cmimin 699 euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0