Sistemi i ri i sigurise ne Twitter pengon vetem disa keqperdorime - Business Magazine Albania

Sistemi i ri i sigurise ne Twitter pengon vetem disa keqperdorime


Problemet qe Twitter ka me sigurine jane vene ne dukje prej kohesh, por jo shume larg me pare llogari te famshme me shume ndjekes ne kete rrjet ishin sulmuar. Keshtu, per t’i parandaluar keto, gjate javes qe kaloi Twitter beri shtimin e verifikimit prej dy hapave. Por jo te gjithe e shohin kete si parandaluesin efikas per sulmet e mundshme.
 
Sipas metodes se re, secila qasje nga pajisje te ndryshme qe behet ne llogarine ne Twitter do te kerkoje edhe qe te shkruhet kodi i derguar me SMS tek telefoni i perdoruesit. Por shkrimi cdo here i fjalekalimit nuk behet, ta zeme tek nje smartfon, i cili e ruan kodin per qasje dhe vjedhja e telefonit nga dikush do te mund te nenkuptonte edhe qasje ne smartfon dhe nderrim i kredencialeve identifikuese te poseduesit te asaj llogarie. Kete gje per here te pare e kishte verejtur David Emm, nje studiues i larte i sigurise prane Kaspersky Labs.
 
“Shume njerez qasen ne llogarine e tyre ne Twitter nga smartfoni i tyre pergjate aplikacionit Twitter, qe nuk kerkon qe te shkruhen kredencialet per qasje secilen here,” thote Emm. “Kjo nenkupton qe pajisja e njejte eshte duke u perdorur per faktoret e verifikimit dhe nese kjo pajisje humb ose vidhet, kushdo qe e gjen ose e vjedh ate do te jete ne gjendje qe t’i qaset llogarise.
 
Keshtu, si pasoje, nuk ka me verifikim prej dy faktoreve.” Emm po ashtu shqetesohet ne lidhje me ate qe sulmuesit do te mund te jene ne gjendje qe te shkruajne softuere keqdashes qe do te mund te instaloheshin fshehurazi ne smartfonet e perdoruesit dhe do te mund te vidhnin kodin verifikues per qasje ne Twitter, praktike kjo e cila veren e kaluar ishte deshmuar si e suksesshme per vjedhjet e bankimit online “Eurograbber”.
Por duke e ditur qe shpresa vdes e fundit dhe me shprese jetojme ne vazhdimesi, mund ta shohim kete hap nga ndermarrja Twitter vetem si fillim i perpjekjeve drejt kesaj problematike, qe me kalimin e kohes do te permiresohet per te rritur sigurine e perdoruesve. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0