Google con wi-fi ne Afrike dhe Azi - Business Magazine Albania

Google con wi-fi ne Afrike dhe Azi


Koloset e teknologjise shohin gjithnje e me shume drejt tregjeve ne zhvillim. Pas telefonave smart dhe tabletave ‘low cost’,te lancuar posacerisht per disa vende, interesi eshte kthyer tek infrastruktura.
Nje ide shume origjinale vjen nga Google, qe deshiron te coje sistemin wi-fi ne Afrike dhe ne Azi, duke synuar terheqjen e nje publiku te ri prej miliona perdoruesish.
 
Ndermarrja me seli ne ‘Mountain View’ eshte e angazhuar ne Shtetet e Bashkuara ne projektin “Fiber”, fale te cilit po con ne disa qytete, si ne Kansas Siti dhe Ostin ne Teksas, banden ultra te gjere.
 
Sipas raportimeve te diteve te fundit te “Wall Street Journal”, Big G po ben aleance me autoritetet lokale te Afrikes nen-Sahariane dhe ato te Azise jug-lindore per te ndihmuar, financuar, ndertuar dhe menaxhuar rrjete pa kabell me ndihmen e topave aerostatike.
 
Kompania do te shfrytezoje nje rrjet te pezulluar gjysme ne ajer, pa nevojen e impianteve dhe kabllove, i lidhur me nje rrjet smartfoni Android me kosto te ulet, te bazuar ne mikroprocesore me konsum te ulet. Per te arritur perhapjen e sinjalit edhe me larg, duhet gjithesesi te shfrytezohen frekuencat televizive.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0