Google Now tashme i disponueshem edhe per iPhone dhe iPad - Business Magazine Albania

Google Now tashme i disponueshem edhe per iPhone dhe iPad

~2 minuta lexim


Google ka sjelle se fundmi teknologjine Google Now edhe per iPhone, duke konkurruar drejtperdrejt me Siri-n per perditesimet e fundit mbi motin, trafikun etj.
 
Google Now u lancua per Android vitin e kaluar. Duke filluar nga dita e hene ai do te jete i disponueshem edhe per iPhone dhe iPad.
Asistentet personale si Siri i Apple apo Google Now synojne te shnderrohen ne aplikacione themelore ne smartfone, duke i ndihmuar perdoruesit te marrin informacione te nevojshme ne jeten e perditshme si dhe t’i ndihmojne ata ne menaxhimin e takimeve apo udhetimeve.
 
Disa analiste, nga ana tjeter, mendojne se Siri i Apple, i cili vjen i parainstaluar ne iPhone dhe iPad, perben nje kercenim ne rritje per Google, per shkak se duke perdorur ate, perdoruesit reduktojne vizitat e tyre ne motorin me te madh te kerkimit te bote, Google.
 
Megjithate, vete Google e pershkruan aplikacionin Google Now si nje evolucion qe i eshte bere kerkimit standard ne shfletues, duke lehtesuar proceduren e kerkimit per perdoruesit, te cilet nuk kane nevoje ta shkruajne pyetjen e tyre.
 
Aplikacioni ofron informacione te dobishme duke filluar nga sherbimet online te Google, si Gmail-i apo Google Calandar, tek kerkimi ne ueb e deri tek marrja e informacioneve gjate dites ne formen e dritareve pop-up, te cilave Google iu referohet me emrin “cards.” Nje nga perdorimet me interesante te Google Now jane sugjerimet ne rastet kur perdoruesit duhet te nisen per ne aeroport.
 
Aplikacioni jo vetem qe e kujton perdoruesin lidhur me udhetimin, por i sugjeron njekohesisht edhe se kur eshte koha me e mire per t’u nisur per ne aeroport duke marre parasysh trafikun aktual. (PCWorld Albanian)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0