Youtube ka arritur nje tjeter rekord, nje miliard perdorues aktive ne muaj. Kete lajm e njoftoi vete faqja ne pronesi te Google, ne blogun e vet. Per shumefishimin e klikimeve ne Youtube me shume mundesi kane ndihmuar videot per smartphonat dhe videot muzikore.
Rasti i fundit ishte Psy me hitin e tij Gangnam Style. Faqja e shperndarjeve te videove me e madhja ne bote, e disponueshme ne 25 vende dhe ne 43 gjuhe, keshtu ka arritur te njejtin qellim qe pati dhe Facebook ne tetor.
“Nga regjisoret e famshem tek artistet e ardhshem te muzikes, te gjithe fansat tane qe cdo dite postojne dhe shperndajne videot tona, faleminderit qe e bete Yputube kete qe eshte sot”,- deklaroi ekipi i Youtube.
Youtube do te beje shume shpejt 8 vjet, sepse ne prill te 2005-es u ngarkua videoja e pare ne internet. Video, qe daton ne 23 prill, tregon nje nga themeluesit e faqes, Jawed Karim, perballe kafazit te elefanteve ne nje kopesht zoologjik ne San Diego.
Titullohet Me at the Zoo, filmimi zgjat 19 sekonda, nuk eshte as interesante as ndonje cilesi e mire dhe megjithate deri me sot eshte vizituar prej me shume se 2 milion njerez.
Nga atehere kjo platforme eshte rritur dhe evoluar, duke shtuar gjithnje e me shume funksione dhe aktualisht po planifikon nje oferte per kanale me pagese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto