Me Eagle, interneti 3G ne celular me ofertat me te mira - Business Magazine Albania

Me Eagle, interneti 3G ne celular me ofertat me te mira


Interneti ne celular me Eagle eshte bere me i prekshem dhe i pershtatshem se asnjehere per perdoruesit.
 
Tashme pas lancimit te sherbimit 3G, abonentet Eagle kane mundesine te navigojne ne internet nga celulari me internetin me te shpejte 3G ne treg dhe me ofertat me te mira. 
 
Interneti me i shpejte dhe cilesor 3G e Eagle mundesohet nga teknologjia e “Dual System HSDPA+” qe tashme eshte ne dispozicion te abonenteve shqiptare. Sherbimet dhe produktet e reja tejkalojne pritshmerite e deritanishme te klienteve.  
 
Eagle, duke vene ne plan te pare kenaqesine e konsumatorit, ka prezantuar ne treg ofertat me te mira te internetit celular. 
 
Me oferten ditore “Internet pa Limit” Eagle Mobile ofron internet pa limit per ata qe duan te qendrojne te lidhur me internet 3G me shpejtesi te shkelqyer per vetem 50 Leke ne dite (me TVSH).
 
Paketat e reja te internetit jane ofruar me nje zbritje prej me shume se 20% se paketat ekzistuese javore dhe mujore te internetit per te gjithe abonentet me parapagese apo fature dhe individuale. 
Paketa javore e internetit me 250 MB do te kushtoje 250 Leke (me TVSH), nderkohe qe  paketa mujore e internetit me 1GB tani do te kushtoje 800 Leke (me TVSH);
 
Se shpejti ofertat e internetit do te pasurohen edhe me tej me produkte te reja dhe sherbime me vlere te shtuar duke u mundesuar te gjithe perdoruesve vleren me te mire per parate qe paguajne.
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0