Mesa duket llogaria e Anonymous ne Twitter eshte ‘hackuar’, sipas raportimeve qe ka bere BBc. Pra nuk mund te themi qe Twitter po arrin te mbroje nje figure privatesie ne kete periudhe. Anonymous eshte bere i famshem vitet e fundit fale nje sere sulmesh qe i kane bere agjensive te medha dhe agjensive qeveritare.
Grupi, i cili nuk strukture zyrtare dhe qe eshte i perbere nga individe qe veprojne ne menyre te pavarur, praktikisht quhet ‘hacktivist’, apo qe sulmojne me ambicie sociale dhe politike.
Pavaresisht se Anonymous nuk ka nje zedhenes zyrtar, anetaret zakonisht bejne komente dhe njoftime publike nepermjet nje sere llogarish ne rrjetin social, mes te cilave edhe nga @Anon_Central ne Twitter.
Duket se eshte anashkaluar siguria nga kjo adrese dhe se Anonymous po arrin te rimarre llogarine e vet vetem tre ore pas sulmit. Fajtoret e ketij sulmi duket se jane anetare te ‘Rustle League’, nje grup ‘hackuesish’ me i vogel dhe me pak i njohur qe kerkon te fitoje popullaritet.
Sulmi ne fakt eshte me shume ironik dhe shume i turpshem, duke qene se vete Anonymous ka zotesine te sulmoje llogarite dhe faqet e agjensive dhe grupeve te tjere.
Vetem pak dite me pare, grupi kishte sulmuar llogarine e Burger King ne Twitter, kishin vendosur logon e McDonalds dhe kishin njoftuar me ane te ‘tweeteve’ qe marka ishte blere nga vete McDonalds.
“Arsyeja qe Anonymous eshte vene ne rolin e viktimes eshte ndoshta per shkak te dobesise njerezore”,- shpjegon Graham Cluley, keshilltar i larte i Sophos.
“Ka mundesi te kene perdorur pasworde te dobet apo te kene perdorur te njejtin pasword edhe per llogarite e tjera”. “Te gjithe duhet te mesojne te zgjedhin nje pasword te mire duke mesuar nga ky incident. Nese kjo gje i ndodhi Anonymous, mund t’i ndodhe kujtdo”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.