Kane kaluar vetem pak dite nga Mega dhe eshte realizuar mega-search.me, nje motor kerkimi i krijuar apostafat per te kerkuar mes te dhenave dhe dosjeve te shkarkuara ne Mega.
Mega eshte nje nga projektet qe eshte folur shume dhe prandaj mezi eshte pritur. Kim Dotcom, i famshem per faqen e shperndarjes se dosjeve, MegaUpload, mbyllur nga autoritetet amerikane, ka vendosur te mos heqe dore dhe te kthehet ne web me nje faqe te lire nga dobesite qe kishin shkaktuar renien e MegaUpload.
Keshtu lindi ideja e Mega, nje faqe me shperndarjen e dosjeve me 50GB hapesire falas, per te ngarkuar cdo permbajtje. Per te evituar per te rene viktime e drejtesise, sipas Dotcom, dosjet e ngarkuara jane te koduara dhe jane perdoruesit qe do te kene celesat. “Mega nuk do te kete celesat e dosjeve dhe ndaj as drejtuesit e Megas nuk do ta dine se cfare permbajne dosjet”,- deklaroi Dotcom.
“Edhe nese autoritetet do te kene dosjet nuk do ta marrin vesh cfare do te kene brenda”. Kjo, jo vetem qe siguron faqen nga akuzat e kopjimit, por mbron dhe perdoruesit.
Mega-search.me, shpjegon se permbajtjet jane te shenuara nga perdoruesit vete dhe ne fakt faqja ofron mundesine te shtohet link ne motorin e kerkimit, por shpejtesia sesi shtohen linqet dhe sasia e materialit te pranishem, eshte ne dyshim.
Eshte e panevojshme te thuhet se nuk dihet kush qendron pas motorit te kerkimit. Web-i eshte tashme nje hap perpara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto