Larry Page kunder Facebook - Business Magazine Albania

Larry Page kunder Facebook


Larry Page, drejtor i Google, nuk ben shume shpesh intervista por kur i ben, nuk kursehet fare. Ne nje interviste te re me Wired, Page ka folur per shume tema, perfshire dhe paaftesine e Facebook per te nxjerre produkte te reja.

Ndersa Page pranon se Facebook eshte i forte ne fushen sociale, deklaroi gjithashtu se Facebook po ben nje pune te keqe me produktet e tjera. Page nuk iu referua Graph Search, por githsesi ka treguar shqetesim ne aftesine e Facebook per te konkurruar ne fushen e kerkimit.

Nje pjese e mire e intervistes eshte e fokusuar ne Google X, laboratori top-sekret i Google, nje vend ku sipas Wired, Page kalon pjesen me te madhe te kohes duke zhvilluar iniciativat e reja te Google sic jane makinat pa shofer. Ai tha se eshte i shqetesuar ne menyren e menaxhimit te kompanive sot, kur u hap tema e qasjes se kompanive.

Ai tha se :”Nje pjese e madhe e punes sime eshte te bej qe njerezit te fokusohen jo vetem ne gjerat shtese te permiresimeve”. Ai tha se formula e Apple ndryshon nga ajo e Google. Ndersa pyetjes mbi luften termoberthamore te Steve Jobs, ai iu pergjigj :”Sa mire po shkon?”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0