Facebook lancon telefonata falas per perdoruesit e iPhone ne SHBA - Business Magazine Albania

Facebook lancon telefonata falas per perdoruesit e iPhone ne SHBA


Heret ne janar, Facebook ka filluar te testoje telefonata falas me Wi-Fi dhe te dhena per te gjithe perdoruesit e Messenger me iPhone ne Kanada dhe eshte thene se mund te lancohet ne SHBA se shpejti.

Mesa duket, testimi shkoi mire, nje buton per thirrje falas eshte shfaqur ne aplikacion. Facebook ka konfirmuar per The Verge se ky funksion ka filluar te qarkulloje tek perdoruesit e Amerikes sot dhe nuk kerkon perditesim permes App Store.

Per te bere nje telefonate me nje perdorues tjeter te Messenger per iPhone, e vetmja gje qe duhet te beni eshte te hapni nje bisede me personin tjeter, te shtypni butonin ‘i’ ne kendin e djathte siper dhe me pas ‘Free Call’. Nese jetoni ne Amerike, ju tashme mund te telefononi perdoruesit e tjere te Facebook me Wi-Fi ose te perdorni te dhenat e lidhjes se telefonit tuaj.

Kjo do te thote qe nese jetoni ne SHBA, ju tani mund te telefononi perdorues te tjere te Facebook me Wi-Fi apo thjesht duke perdorur lidhjen e telefonit tuaj ndersa jeni ne levizje. Kur telefononi dike, do te dale nje njoftim ne ekran qe shkruan pershembull, “Ellis Hamburger po ju telefonon”.

Ky funksion eshte vecanerisht i rendesishem per njerezit qe kane sherbim te keq celulari ne pune apo ne shtepi dhe per ata qe duan te ruajne minutat ne telefon. Po ashtu eshte nje hap i madh per Facebook, i cili me nje tipar te vetem del si nje nga komunitetet me te medha per perdoruesit VolP ne bote. Pas disa testimesh, cilesia e telefonatave eshte shume e mire dhe sigurisht qe eshte ne te njejtin nivel me konkurrentet Viber, Vonage dhe Skype.

Facebook ka pasur nje partneritet me Skype per telefonatat me video brenda faqes Facebook qe nga vera e 2011-es. Per momentin Facebook nuk ka dhene me detaje per telefonatat VolP permes Messenger me Android, apo per telefonatat VolP permes faqes se vete, por jemi te sigurte se detaje te tjera do te vijne shume shpejt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0