Apple mbyll Ping, rrjetin social muzikor - Business Magazine Albania

Apple mbyll Ping, rrjetin social muzikor


Apple ka mbyllur rrjetin social Ping, nuk ekziston me sherbimi i shperndarjes iTunes, qe nuk arriti te bindte kurre audiencen e perdoruesve.

Njoftimi per anullimin e ketij sherbimi u dha ne heshtje kur u debutua ne menyre zyrtare iPhone 5. Ana sociale e iTunes do t’i besohet tashme integrimit me Facebook.

Shume keq sepse data kur u debutua ky sherbim nuk eshte as shume larg, behet fjale per ne vitin 2010 kur lindi versioni iTunes 10. Ping lejonte perdoruesit te publikonon playlistat e tyre, te kontrollonin se cfare degjonin dhe cilat ishin kenget qe kishin blere miqte.

Megjithate ana negative ishte se nuk behej fjale per nje sistem intuitiv dhe perdoruesit ishin ankuar se kishin veshtiresi ne gjetjen e miqve. Jo vetem kaq, por shume shpejt ky sherbim u be si nje tentative e Apple per te mbushur xhepat e vete, duke i kerkuar para perdoruesve permes shkarkimeve nga iTunes.

Me rritjen e aplikacioneve per shperndarjen muzikore permes Facebook, si SoundCloud dhe Spotify, Ping u shnderrua keshtu ne nje aplikacion te vjeter.

Ping eshte zhdukur nga iTunes dhe dyqanet iTunes dhe perdoruesit do te marrin nje mesazh ne te cilin do te shkruhet gabim nese tentojne te klikojne ne ndonje link te Ping, duke u drejtuar direkt ne faqen Apple Store.

Integrimi i Facebook me iTunes zevendeson Ping ne versionin e ri te aplikacionit muzikor, qe do te dale ne kete muaj, qe do te shtoje butonat ‘Like’ dhe ‘Share’ ne iTunes. Per ata pak persona qe perdornin akoma playlistat ne Ping, do t’i vihet ne dispozicion nje funksion qe do t’i lejoje te shnderrohen ne formatin e playlistave te publikueshme ne Apple, iMixes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0