BestofAllWorlds, rrjeti social per me te pasurit e botes - Business Magazine Albania

BestofAllWorlds, rrjeti social per me te pasurit e botes


Konti suedez qe themeloi nje prej rrjeteve me te medha sociale ne bote, eshte kthyer me nje faqe te re qe fton vetem me te pasurit ne bote dhe i bind qe te heqin dore nga Facebook dhe Linkedln.

Media sociale quhet BestofAllWorlds dhe eshte lancuar zyrtarisht. Objektivi kryesor eshte qe personat e sferes sociale te larte te shoqerohen me persona te te njejtit nivel ose te ngjashem, por edhe te gjejne mundesi te tilla si restorante, diskoteka ne guidat e qyteteve, si edhe kush jane pjesemarres ne evente.

Kete gje e tha vete Erik Watchtmeister, babai i te cilit ka qene nje ambasador suedez ne Angli. “Facebook ka nje monopol ne sferen shoqerore, por qe ka pak vlere.

Ne mund te sigurojme filtra inteligjente per te qene larg kaosit dhe te per te gjetur informacione te duhura dhe te besueshme”,- tha Watchtmeister ne nje interviste ne Londer.

Ai synon eskluzivitetin dhe kontrollin me te madh te perdoruesve ne te dhenat e tyre per te terhequr nje publik te pasur qe kane nje apel te forte per kompanite qe duan te promovojne produkte te tilla si jahte, ora, verera dhe pije.

Faqja eshte financuar nga vete Wachtmeister dhe muajin e pare do te kete njoftime publicitare falas.

Parate do te gjenerohen edhe nga sherbime te blera nga perdoruesit, si prenotimet e hoteleve dhe restoranteve, shpjegoi themeluesi. Wachtmeister ka qene nje pioner i rrjetit social, ASmallWorld qe u themelua ne 2004-en, nje faqe qe sherbente vetem me ftesa dhe perdoruesit ishin te pasur. Ata mund te takonin udhetare ne mbare boten, mund te benin lidhje biznesi dhe te gjenin sherbime si dado, etj.

Suedezi ne 2009-en e braktisi kete biznes. BestofAllWorlds ka derguar 5 mije ftesa ne maj per nje grup eskluziv dhe faqja tani numeron rreth 25 mije anetare, deklaroi Wachtmeister. Faqja lejon qe perdoruesit te zgjedhin nje nga kater modelet per profilin e tyre, qe mund te jete familjare, sociale, party apo profesionale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0