Gjigandi i prodhimeve kimike DuPont dhe Dow Chemical Co. Ranë dakord në shkrirjen e e një kompanie të vetme të kuotuar në bursë me një vlerë totale prej 130 miliardë $, me plane për t’u ndarë më pas në 3 pjesë.
Marrëveshja e cila ka gjasa të përballet me shqyrtime intensive ligjore, lejon kompaninë e re, e cila do të quhet DowDuPont, të ripajiset me asetet bazuar në pasuritë e ndryshme të bizneseve të tyre që janë kimikatet e agrikulturës dhe plastikën.
Dow dhe DuPont kanë hasur vështirësi për të përballuar rënien e kërkesës për kimikatet e fermës për shkak të rëniees së çmimeve të të korrave dhe një dollari të fortë, edhe pse biznesi i tyre ka lulëzuar si pasojë e çmimeve të ulëta të gazit natyror.
Kompanitë kanë thënë se ndarja e propozuar do të krijojë biznese të fokusuar në agrikulturë, materiale dhe produkte specialitete. Aksionerët e Dow dhe DuPont do të zotërojnë secili gjysmën e DoëDuPont, duke përjashtuar aksionet e preferuara.
CEO i DuPont Ed Breen do të jetë CEO i DowDuPont, dhe CEO i DowChemical, Andrew Liveris do të jetë kryetari i bordit ekzekutiv. Aksionet e DuPont ranë me 4%, 71.5$ në tregun fillestar të Premten, ndërsa të Doë u rritën me 1.5%, 55.72$.
“Ky transaksion do të ndryshojë rregullat e lojës në industri dhe reflekton kulminimin e një vizioni që ne kemi patur më se një dekadë më parë për të bërë bashkë këto 2 inovacione të fuqishme dhe lidera të shkencës së materialeve,” ka thënë Liveris në një deklaratë.
Kompania ka thënë se ndarja do të ndahet “sa më shpejt që të bëhet e mundshme” dhe me shumë gjasa do të ndodhë 18-24 muaj pas mbylljes së marrëveshjes, e cila do të pritet gjatë gjysmës së dytë të 2016-ës.
Ky kombinim i kompanive do t’i bëjë ata që të kursejnë 3 miliardë $ kosto për dy vitet e para, me shpresën për të kursyer edhe 1 miliardë të tjera, kanë bërë të ditur Doë dhe DuPont.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.