Raporti i realizuar nga Brand Finance, në bashkëpunim me FDintelligence, pjesë e Financial Times, në metodologjinë e saj analizon 3 përbërës: investimi, shoqëria dhe shërbimet e të mirat.Në Shqipëri, sipas raportit, vlera e markave kombëtare arrin shifrën e 9 mld dollarëve, në të njëjtën vlerë si një vit më parë. E njëjtë po ashtu ka qëndruar edhe cilësia e vlerësimit, jo monetare, me A-.
Vlera e markave kombëtare të Serbisë sakaq arrin shifrën e 31 mld dollar, por me një rënie nga viti i shkuar prej 11 %. Ndërsa vlera e markave të Kroacisë vlerësohet të jetë 32 mld dollarë, 4 mld dollar më pak se një vit më parë.Raporti nxjerr SHBA në krye të klasifikimit, me një numër të konsiderueshëm markash, ndjekur nga Kina dhe Gjermania. Ndërsa në fund të renditjes qëndrojnë shtete si Botsvana, Mauritania dhe Xhamajka.
/ACP/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.