A mund t’i besojmë inteligjencës artificiale për shëndetin tonë?
Një studim i publikuar në JAMA Network Open dhe i raportuar nga Financial Times sjell një përgjigje që nuk është aspak qetësuese, modelet e AI gabojnë në mbi 80% të rasteve kur informacioni për pacientin është i kufizuar.
Lexo gjithashtu: 89-vjeçari krijon 2 aplikacione në ditë duke përdorur Lovable!
Problemi nuk është teknologjia në vetvete por momenti kur ne zgjedhim ta përdorim.
Sipas studiueses Arya Rao nga Mass General Brigham, këto sisteme performojnë shumë mirë kur kanë një panoramë të plotë.
Por në realitetin e përditshëm, diagnozat fillojnë pikërisht aty ku të dhënat janë të paqarta: simptomat janë të përgjithshme, informacioni i paplotë dhe vendimet duhet të merren shpejt. Pikërisht në këtë fazë, AI dështon më shpesh.
Kur informacioni plotësohet, saktësia rritet ndjeshëm, duke zbritur gabimet nën 40%, madje modelet më të avancuara arrijnë mbi 90% në diagnozat përfundimtare. Por kjo nuk është mënyra si funksionon bota reale e pacientëve.
Çfarë do të thotë kjo për ne?
AI nuk është mjek. Është një mjet. Dhe si çdo mjet, vlera e tij varet nga mënyra si përdoret.
Ekspertët paralajmërojnë:
Mbështetja e plotë tek AI për diagnoza, sidomos me të dhëna të pjesshme, mund të jetë e rrezikshme. Ndërkohë, vetë AI po përpiqet të vendosë kufij
OpenAI ka prezantuar një funksion të ri në ChatGPT që u sugjeron përdoruesve të bëjnë pushim gjatë bisedave të gjata.
Mesazhi është i thjeshtë:
“Ke qenë këtu për një kohë… ndoshta është momenti për një pushim?”
Një kujtesë e vogël, por me një ide të madhe pas, edhe marrëdhënia jonë me teknologjinë ka nevojë për kufij.
Në fund, pyetja nuk është sa e zgjuar është AI. Por sa të zgjuar jemi ne në përdorimin e saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto