Sot festohen Pashkët Ortodokse, uron Businessmag! - Business Magazine Albania

Sot festohen Pashkët Ortodokse, uron Businessmag!

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Me një përhapje të gjerë në Ballkan, Lindja e Mesme dhe vendet ish-sovjetike, sot festohen Pashkët Ortodokse, pra ringjallja e Jezus Krishtit. Ortodoksët, një nga tre grupet doktrinore të krishterimit, ndjekin kalendarin Julian, i cili ndryshon deri në 13 ditë nga kalendari Gregorian që ndjekin katolikët.

Por nga vjen origjina e këtyre Pashkëve?

Emri vjen nga greqishtja “Pascha”( lexohet: Pas’ha), e cila kjo e fundit e ka prejardhjen nga termi “Pesach”, që përkujton çlirimin e izraelitëve nga skllavëria në Egjipt. Në traditën e krishterë, ringjallja e Jezusit, lidhet simbolikisht me Pashkën. Po ashtu besohet që Darka e Fundit, të ketë qenë një vakt Pashkë.
Përse kalendari Julian e jo Gregorian?
Duhet kuptuar se ekzistojnë dy kalendarë për shkak të llogaritjes së gabuar të astronomisë. Kalendari Julian u krijua nga vetë Jul Cezari në vitin 45 p.e.s., i cili bazohet në rrotullimet e Tokës rreth Diellit. Zakonisht Pashkët Ortodokse zhvillohen midis 4 prillit dhe 8 majit, pas hënës së parë të plotë të ekuinoksit të muajt mars. Në vitin 325, u mblodh nga Konstandini I, Këshilli i Nikes, që vendosi se Pashka do të mbahej të dielën e parë pas hënës së plotë që ndodh pas ekuinoksit të pranverës. Por në 1582, Papa Gregori XIII, krijoi kalendarin Gregorian, për të korrigjuar pasaktësitë e atij Julian. Kalendari i ri shtoi vitet e brishtë për të korrigjuar një llogaritje të gabuar 11-minutëshe, që bëri stinët të mos sinkronizoheshin me kalendarin, duke e shtyrë kështu Pashkën larg ekuinoksit pranveror. Sipas kalendarit Gregorian, kishat vendosën që Pashka të mbahej të dielën e parë pas hënës së plotë që ndodh në ose pas ekuinoksit pranveror.

Cilat janë simbolet dhe traditat ortodokse të Pashkëve?
Duke nisur nga vezët e lyera e deri tek lepuri, Pashkët Ortodokse kanë simbole të ndryshme të cilat përdoren si tradita për të festuar.
1.Në listë kryeson lyerja e vezëve të ziera me ngjyrë të kuqe, për të simbolizuar gjakun e derdhur të Krishtit, për të shpëtuar njerëzimin. Ato shpesh këmbehen mes familjarëve dhe miqve në shenjë dashurie.
2.Në Vigjilje të Pashkëve, ndizen qirinj, të cilësuar si “Drita e Botës”, me funksion mposhtjen e errësirës dhe mëkatit. Qirinjtë shpesh janë të zbukuruar me kryqin, shkronjat greke Alfa dhe Omega për të simbolizuar natyrën e përjetshme të Krishtit (Alfa dhe Omega janë shkronja e parë dhe e fundit e alfabetit grek), si dhe me numrat e vitit aktual. Vitet e fundit qirinjtë janë dizejnuar dhe me lule, nusepashkë, apo me personazhe vizatimorë të preferuar për të vegjlit besimtarë.
3. Buka dhe vera, janë dy produkte që u ndanë në Darkën e Fundit. Në vetvete ato simbolizojnë unitetin e besimtarëve me Krishtin dhe me njëri tjetrin, ndaj dhe shpërndahen nga kishat.
4. Qengji i cili piqet ditën e diel, përfaqëson figurën e Jezus Krisht. Ky I fundit u kryqëzua për të larë mëkatet e njerëzisë, ndaj dhe bëhet flijimi i qengjit, që të pranohen faljet ndaj gabimëve.
5. Ikonat e Ringjalljes paraqesin imazhe si Jezusi duke dalë ‘triumfues’ nga varri, apo i rrethuar nga engjëjt. Ato shërbejnë për të kujtuar se Krishti e mposhti vdekjen për të ofruar jetën e përjetshme për ata që besojnë tek Ai.
6. Lepuri, përfaqëson fertilitetin si dhe sjelljen e lumturisë tek fëmijët.

Businessmag uron të gjithë besimtarët Gëzuar Pashkët!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0