Agjentë të krijuar me AI mund të manipulojnë zgjedhjet - Business Magazine Albania

Agjentë të krijuar me AI mund të manipulojnë zgjedhjet

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Një eksperiment me agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale tregon se si mund të gjenerohet një fushatë propagande për të ndikuar opinionin publik dhe përfundimin e zgjedhjeve.Edhe pse ajo që në ekran duket si një debat i vërtetë online gjatë zgjedhjeve, debati mund të jetë produkt i Inteligjencës Artificiale. Studiuesit paralajmërojnë se rrjetet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale mund të punojnë së bashku, të koordinojnë fushata dezinformimi gjatë zgjedhjeve, duke vërshuar në mediat sociale me propagandë, në mënyrë të pavarur dhe në shkallë të gjerë dhe të ndikojnë opinionin publik.

Eksperiment me ndihmën e Inteligjencës Artificiale
Në një studim të kohëve të fundit shkencëtarët e testuan këtë fenomen në një platformë sociale të simuluar, të ngjashme me platformën X. Ata krijuan me Inteligjencë Artificiale 50 agjentë, 40 syresh vepruan si përdorues të rregullt dhe 10 të tjerët si operatorë që kishin si qëllim promovimin e një kandidati fiktiv. Shkencëtarët testuan tre skenarë: agjentë me një qëllim të vetëm; agjentë që i njihnin shokët e tyre të ekipit dhe agjentë që mund të planifikonin strategji së bashku. Rezultati kryesor i eksperimentit ishte se thjesht të dije se kush ishte në të njëjtin ekip, ishte e mjaftueshme për të krijuar një sjellje të koordinuar, pothuajse aq frytdhënëse sa planifikimi së bashku.

Lexo edhe: Nga RCC tek OBSH, Majlinda Bregu mbi shëndetin publik si front strategjik global dhe sfidën e Shqipërisë për të mos humbur dritaren historike të BE-së

Produkti ishte thuajse njësoj si bisedat e vërteta online: mendime të ndryshme, përgjigje dhe mbështetje në rritje rreth një mesazhi të vetëm. Fushatat e agjentëve të krijuara me AI janë shumë të ndryshme nga fushatat tradicionale me ndihmën e robotëve.

Kjo risi është shumë e ndryshme nga fushatat tradicionale me ndihmën e robotëve. Metodat e vjetra robotike ndjekin skenarë të thjeshtë: “postoni këtë, ricikloni atë”, duke i bërë më të lehtë për t’u zbuluar. Kurse sistemet e agjentëve të Inteligjencës Artificiale ngjasojnë më shumë me përdoruesit e vërtetë.

Rrezik me pasoja ende të paparashikueshme
Edhe pse ky ishte vetëm një simulim, pasojat janë reale. Sisteme të tilla mund të formësojnë opinionin publik dhe të rrisin përçarjen në zgjedhjet e ardhshme. Dhe ato mund të jenë shumë më të vështira për t’u zbuluar, sepse nuk ka të bëjë vetëm me atë që postojnë llogaritë individuale, por edhe me mënyrën se si rrjetet e llogarive veprojnë së bashku. Dhe është ende e paqartë, nëse platformat mund ta përballojnë këtë.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0