Portali puna.gov.al do të shërbejë tashmë si pika e vetme zyrtare ku publikohen të gjitha vendet e lira të punës në sektorin publik, duke i dhënë fund shpërndarjes së njoftimeve në faqe të ndryshme institucionesh. Përmes kësaj platforme, çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist mund të aplikojë lehtësisht online dhe të ndjekë të gjithë procesin në mënyrë transparente.
Sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, e cila prezantoi nismën, ky centralizim synon të përmirësojë ndërmjetësimin në tregun e punës dhe të krijojë akses më të drejtë për të gjithë kandidatët. Ndryshe nga më parë, kur Departamenti i Administratës Publike publikonte kryesisht pozicionet për nëpunës civilë, tashmë në portal do të pasqyrohen të gjitha vendet vakante në administratë, nga ministritë deri te agjencitë rajonale.
Kjo nismë vjen në një moment kur tregu i punës në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më dinamik dhe sektori publik po rrit përpjekjet për të tërhequr profesionistë të rinj. Rritja e pagave dhe stabiliteti i punësimit kanë ndikuar në rritjen e interesit, ndërsa të dhënat tregojnë se punësimi në administratë dhe shërbime ka arritur rreth 186 mijë persona në vitin 2025, niveli më i lartë në dy dekadat e fundit.
Lexo edhe: Lufta është më shumë sesa thjesht… kriza e naftës!
Platforma ofron gjithashtu mundësi kërkimi të avancuara sipas arsimit, eksperiencës dhe vendndodhjes, duke e bërë procesin më efikas për përdoruesit. Përmes këtij sistemi, pritet të reduktohen burokracitë dhe të përshpejtohet rekrutimi, ndërsa institucionet janë të detyruara të publikojnë çdo vend vakant në këtë hapësirë të përbashkët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto