Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Evropën Qendrore dhe Lindore, është renditur ndër 10 linjat ajrore me kosto të ulët më të mira në botë për vitin 2026 nga Airline Ratings, autoriteti global për sigurinë ajrore, cilësinë e produkteve dhe vlerësimet e pasagjerëve. Kjo renditje thekson angazhimin e Wizz Air për të ofruar një përvojë udhëtimi të besueshme dhe cilësore brenda segmentit ‘low-cost’, e mbështetur me një nga flotat më të reja dhe me performancë të fortë operacionale.
“Në Wizz Air, ne gjithmonë kemi besuar se modeli ‘low-cost’ nuk duhet të bëjë kompromis me cilësinë,” u shpreh József Váradi, Drejtor Ekzekutiv i Wizz Air. “Të jesh e njohur si një nga 10 linjat ajrore me kosto të ulët më të mira në botë është një vlerësim i fuqishëm për produktin që kemi ndërtuar – një përvojë tepër e mirë me çmime të përballueshme, e ofruar me disiplinë, besueshmëri dhe një qasje që vendos klientin në qendër. Ne operojmë me një flotë shumë moderne, investojmë ndjeshëm në trajnime dhe teknologji dhe sfidojmë veten çdo ditë për të rritur standardet në industrinë ‘low-cost’.”
Lexo edhe:Ngushtica e Hormuzit, pika kritike e energjisë dhe ushqimit për Europën
“Ky vlerësim konfirmon se përpjekjet tona vlerësohen, dhe reflekton punën e palodhur të ekuipazheve tona e të gjithë kolegëve në Wizz Air që e mbajnë kompaninë në performancë maksimale çdo ditë. Ky vlerësim u përket atyre,” shtoi József Váradi.
“Wizz Air vazhdon të tregojë se si një linjë ajrore me kosto ultra të ulët mund të kombinojë me sukses çmime konkurruese me një flotë moderne dhe efikasitet të fortë operacional,” tha Sharon Petersen, CEO e Airline Ratings. “Iniciativat e fokusuara te pasagjerët, si Wizz Discount Club, u ofrojnë anëtarëve kursime në tarifa dhe bagazhe, ndërsa programi i abonimit WIZZ MultiPass u mundëson udhëtarëve të shpeshtë të sigurojnë fluturime mujore me çmime të parashikueshme. Me një nga flotat më të reja Airbus në Evropë dhe një rrjet që po zgjerohet me shpejtësi, linja ajrore është konsoliduar si një forcë e rëndësishme në segmentin ‘ultra low-cost’.”
Linjat ajrore më të mira në botë vlerësohen bazuar vetëm në produktin që ofrohet gjatë fluturimit për pasagjerët, duke u fokusuar në zgjedhjen, rehatinë dhe vlerën në të gjithë rrjetin e secilës kompani. Lista e plotë e linjave ajrore dhe informacione shtesë janë të disponueshme këtu: https://www.airlineratings.com/.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto