Ndarja në burim e mbetjeve dhe riciklimi, qeveria vendos afate për njësitë vendore - Business Magazine Albania

Ndarja në burim e mbetjeve dhe riciklimi, qeveria vendos afate për njësitë vendore

Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Mjedisit, “Për miratimin e kritereve, procedurave dhe afateve për zbatimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve për të gjithë rrymat e mbetjeve”, vendos afate dhe kushte që duhet të plotësohen nga njësitë vendore.

Konkretisht objekt i projektvendimit është sigurimi i grumbullimit të diferencuar të mbetjeve në burim, promovimi i ripërdorimit, riciklimit, parandalimi i përzierjes së mbetjeve, si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut.

Relacioni që shoqëron projektvendimin nënvizon se përmes tij përcaktohen kriteret, procedurat dhe afateve për zbatimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve, në përputhje me parimet e ekonomisë qarkulluese mbrojtjes ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit dhe të mbrojtjes së shëndetit të njeriut, me qëllim reduktimin e sasisë së mbetjeve që depozitohen, rritjen e nivelit të riciklimit dhe rikuperimit, si dhe parandalimin e ndikimeve negative në mjedis.

Projektvendimi përcakton kriteret për grumbullimi e mbetjeve, mënyra sesi bëhet ndarja e tyre nga ai që i krijon mbetjet por edhe grumbullimi i diferencuar që zbatohet nga zotëruesit.

Në kreun katër janë parashikuar afatet dhe masat për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve për arritjen e objektivave nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, të paktën për grumbullimin e diferencuar të plastikës, drurit, metaleve me ngjyra, aluminit, qelqit, letrës dhe kartonit, të cilat lidhet kryesisht me rrymat e zakonshme të mbetjeve bashkiake, që janë në përgjithësi jo të rrezikshme dhe të përshtatshme për riciklim përmes proceseve mekanike standarde.

Lexo edhe: Shqipëria dhe Kosova në valën e shtrenjtimit global të naftës

“Afatet minimale për përgatitjen për ripërdorim dhe riciklimin për këto rryma përcaktohen si më poshtë: të paktën 25% deri në vitin 2030, 50% deri në vitin 2033, 55% deri në vitin 2035, 60% deri në vitin 2040 dhe 65% deri në vitin 2045, duke bërë të mundur reduktimin e së sasinë së mbetjeve që përfundojnë në landfill dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e objektivave të ekonomisë qarkulluese, sipas kuadrit të përcaktuar nga Direktiva 2008/98/BE.

Pajisjet elektrike dhe elektronike si edhe mbetjet e baterive përbëjnë rryma mbetjesh me regjim të veçantë juridik, për shkak të përmbajtjes së substancave potencialisht të rrezikshme dhe kompleksitetit të përbërjes së tyre dhe kompleksitetit të përbërjes së tyre dhe miratimi i tyre bëhet me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave.

Këto kategori kërkojnë trajtim të specializuar, sisteme të posaçme grumbullimi dhe përpunimi, si dhe zbatimin e parimit të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, në përputhje me Direktivën 2012/19/BE dhe Direktivën 2006/66/KE”, thuhet në relacion.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0