Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve - Business Magazine Albania

Liderët e biznesit nga Shqipëria dhe Europa bashkohen më 27 shkurt për të shpalosur mundësitë e investimeve

27-02-2026 18:00:00 Join

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një destinacion i rëndësishëm për investime dhe partneritete strategjike. Më 27 shkurt, eventi “Zgjidh Shqipërinë”, i organizuar nga Albanian Partners and Investors, do të mbledhë liderë biznesi nga Shqipëria dhe Europa, si dhe përfaqësues të politikës dhe diplomacisë, për të diskutuar projekte konkrete dhe mundësi zhvillimi ekonomik.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë personalitete të njohura nga bota e biznesit dhe institucioneve, ndër të cilët:
Armand Duka, Agron Duka, Afrim Imeri, Rexhep Berisha, Daniel Gottschald, Gid Shaqiri, Suzana Aga, Merita Osmani, si dhe Fisnik Qosja dhe Skender Durmishi, ndër të tjerë.

Pse të merrni pjesë?

  • Networking ekskluziv – Mundësi për t’u lidhur drejtpërdrejt me liderë biznesi, përfaqësues politikë dhe diplomatë.

  • Mundësi konkrete investimi – Prezantim i projekteve strategjike dhe eksplorim i tregjeve të reja.

  • Partneritete dhe inovacion – Ide dhe bashkëpunime që kontribuojnë në transformimin dhe rritjen e biznesit tuaj.

“Zgjidh Shqipërinë” është më shumë se një event – është një platformë ku takohen biznesi, politika dhe investimet për të nxitur zhvillimin ekonomik të vendit dhe rajonit.

Regjistrohu këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0