Pse disa njerëz vonohen gjithmonë? Psikologët tregojnë çfarë ndodh në trurin tonë - Business Magazine Albania

Pse disa njerëz vonohen gjithmonë? Psikologët tregojnë çfarë ndodh në trurin tonë

Pse disa njerëz vonohen gjithmonë? Psikologët tregojnë çfarë ndodh në trurin tonë
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Të vonohesh herë pas here është njerëzore. Por për disa njerëz, vonesa duket se është bërë mënyrë jetese. Sipas psikologëve, pas kësaj sjelljeje nuk fshihet domosdoshmërisht dembelizmi apo mungesa e respektit, por një problem i njohur si “verbëri ndaj kohës”.

Psikologia Chivonna Childs nga Cleveland Clinic shpjegon se shumë njerëz nuk nisen në kohë sepse e mbivlerësojnë sasinë e kohës që kanë në dispozicion.

“Shpesh mendojnë: ‘Po bëj edhe një gjë të vogël’, ‘po kontrolloj diçka shpejt’, dhe kështu koha ikën pa u ndjerë,” thotë ajo. “Kjo quhet verbëri ndaj kohës, kur besojmë se kemi më shumë kohë sesa realisht.”

Sipas Childs, ky fenomen mund të lidhet edhe me probleme të shëndetit mendor si ankthi, depresioni apo ADHD, të cilat ndikojnë në aftësinë për të vlerësuar saktë kalimin e kohës.

Një tjetër arsye është ajo që psikologët e quajnë “gabimi i planifikimit”. Profesori Allen Bluedorn nga Universiteti i Missurit  në një intervistë për revistën National Geographic, shpjegon se njerëzit kanë tendencën të besojnë se planet e tyre do të ecin gjithmonë në mënyrë perfekte.

Lexo edhe: Evropa e ndarë sipas të ardhurave, vendet më të pasura dhe më të varfra

Në realitet, shumica e njerëzve e nënvlerësojnë sa kohë u duhet për të përfunduar detyrat. Disa e bëjnë këtë më shumë se të tjerët, dhe për pasojë përfundojnë gjithmonë pak me vonesë.

Edhe pse shpjegimet janë psikologjike, pasojat janë reale. Childs paralajmëron se vonesat e vazhdueshme mund të dëmtojnë marrëdhëniet personale dhe profesionale.

“Kur pranon të jesh diku në një orë të caktuar, në thelb po hyn në një marrëveshje,” thotë psikologia Pauline Wallin për National Geographic. “Nëse një person vonohet vazhdimisht, kjo krijon mungesë besimi dhe me kohë mund të dëmtojë gjithë marrëdhënien.”

Si zgjidhje, psikologët sugjerojnë hapa të thjeshtë, por praktikë: vendosjen e alarmeve për t’u kujtuar kur duhet të nisesh, përgatitjen që një natë më parë dhe planifikimin e gjithmonë pak më shumë kohe sesa mendon se të nevojitet.

Të kuptosh pse vonohesh nuk është justifikim. Është hapi i parë për ta ndryshuar këtë zakon.

NG

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0