Robotët humanoidë luajnë futboll dhe hedhin valle në festimet për Vitin e Ri kinez - Business Magazine Albania

Robotët humanoidë luajnë futboll dhe hedhin valle në festimet për Vitin e Ri kinez

Robotët humanoidë po rrëmbejnë skenën kryesore gjatë festimeve të Vitit të Ri kinez në Pekin, duke interpretuar valle , luajtur futboll apo duke përgatitur ushqime tradicionale para Festës së Pranverës.

Në një qendër tregtare në perëndim të Pekinit, robotë me gjatësi 95 centimetra performuan me kostume shumëngjyrëshe të luanit, duke tërhequr turmat e shikuesve. Këto performanca bëjnë pjesë në një panair me temë teknologjike, që po kthehet për vitin e dytë dhe demonstron avancimet e Kinës në inteligjencën artificiale.

Robotët  zhvilluar nga startup-e si Booster Robotics po marrin pjesë edhe në ndeshje futbolli 3v3 tërësisht autonome.

Është një mjedis AI-je, që do të thotë se sapo të i fryhet bilbilit, telekomanda largohet dhe të gjitha vendimet dhe lëvizjet kontrollohen nga vetë robotët. Do të ketë edhe punë ekipore. Për shembull, një robot do të jetë portier, ndërsa të tjerët do t’i kalojnë topin, kështu që vendimmarrja e grupit bëhet plotësisht nga vetë robotët,” shpjegoi Ren Zixin, drejtor marketingu i Booster Robotics.

Përveç kësaj, robotët po interpretojnë valle tradicionale duke përdorur trajnime me kontroll lëvizjeje.

Lexo edhe: Live Shopping nuk është thjesht trend! Është mundësia më e mirë për shitjet online

“Performanca e valles së luanit bëhet përmes mbledhjes së lëvizjeve. Robotët kanë parë shumë video për të mësuar lëvizjet, pastaj i kemi programuar paraprakisht, kështu që kur dalin në skenë, veprimet e tyre janë të dizajnuara dhe cilësia e shfaqjes është e garantuar.”

Kina ka intensifikuar përpjekjet për të zhvilluar robotë që mund të kryejnë aktivitete të ndryshme, të fuqizuar nga inteligjenca artificiale dhe me ndërhyrje minimale njerëzore. Organizatorët thonë se panairi pasqyron këtë ambicie.

Teknologjia zhvillohet shpejt dhe bëhet më e avancuar çdo ditë. Për sa kohë që ndjekim këtë trend, panairi ynë do të vazhdojë të evoluojë dhe të ngrihet me kohën,” tha Qiu Feng, organizator i panairit.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0