Mos humb përballë konkurrencës/ Playbook-u yt për hyrjen në tregun e BE-së - Business Magazine Albania

Mos humb përballë konkurrencës/ Playbook-u yt për hyrjen në tregun e BE-së

12-03-2026 09:30:00 Join

Pse disa kompani shqiptare arrijnë të depërtojnë në tregun e Bashkimit Europian, ndërsa të tjera mbeten pas?

Më 12 mars, eksperti i rregulloreve të BE-së, Erik Akse, do të ndajë hapat konkretë të përputhshmërisë dhe ndërtimit të besueshmërisë që bëjnë diferencën mes atyre që ia dalin dhe atyre që dështojnë. Gjatë workshop-it do të analizohen edhe raste reale nga sipërmarrës shqiptarë në sektorin e bujqësisë dhe mobilieve, që kanë arritur të hyjnë me sukses në tregun europian.

Çfarë do të përfitoni:

  • Një roadmap praktik
    Do të kuptoni cili është hapi juaj i radhës drejt hyrjes në tregun e BE-së.

  • Ekspertizë nga terreni
    Njohuri konkrete mbi kërkesat e përputhshmërisë dhe ndërtimin e kredibilitetit, nga një ekspert që ka drejtuar mbi 200 impact assessments në Ballkanin Perëndimor dhe në BE.

  • Blueprint për sektorin e bujqësisë
    Gjetje nga studimi i realizuar nga Erik Akse (Impact Assessment Institute) dhe Enio Jaco (Creative Business Solutions) mbi mënyrën se si rregulloret e BE-së do të ndikojnë dhe riformësojnë industritë shqiptare.

Detajet e workshop-it “EU Playbook”:

Data: 12 mars 2025, 09:30–12:30
Vendi: Xheko Imperial Hotel
Tarifa e pjesëmarrjes: 109 Euro | Early Bird: 69 Euro (10 regjistrimet e para, deri më 23 shkurt)
Gjuha: Anglisht
Audienca: CEO, menaxherë eksporti dhe strategë në sektorin e bujqësisë dhe prodhimit, që synojnë zgjerimin në tregun e BE-së

Regjistrohu tani:
Josh.M@JMsolve.com
+355 68 40 55 849
www.jmsolve.com

Mos lejoni që pasiguria t’ju mbajë jashtë tregut unik europian!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0