UNIDIR hap thirrjen për aplikime për Fellowship “Women in AI” 2026 - Business Magazine Albania

UNIDIR hap thirrjen për aplikime për Fellowship “Women in AI” 2026

UNIDIR ka kënaqësinë të shpallë hapjen e thirrjes për aplikime për edicionin 2026 të programit Women in AI Fellowship.

Inteligjenca Artificiale (AI) është kthyer me shpejtësi në një nga sfidat kryesore të qeverisjes globale, veçanërisht në fushën e sigurisë ndërkombëtare dhe çarmatimit. Diskutimet mbi AI sot shkojnë përtej Grupit të Ekspertëve Qeveritarë për Sistemet Autonome Vdekjeprurëse, duke u bërë gjithnjë e më të pranishme në proceset e OKB-së për sigurinë kibernetike, çarmatimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Megjithatë, një problem i vazhdueshëm në këto procese është nën-përfaqësimi i grave. Sipas studimeve të UNIDIR, mesatarisht vetëm një e treta e diplomatëve të akredituar në forumet për kontrollin e armëve, mos-përhapjen dhe çarmatimin janë gra.

Si pasojë, këto forume jo vetëm që nuk sigurojnë pjesëmarrje të barabartë, por rrezikojnë edhe të anashkalojnë ndikimet specifike gjinore të armëve dhe dhunës. Hulumtimet e UNIDIR tregojnë se ndërtimi i kapaciteteve është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar përfshirjen gjinore në qeverisjen e AI.

Për të adresuar këto pabarazi dhe për të promovuar politika gjithëpërfshirëse dhe efektive, UNIDIR organizon edicionin 2026 të Women in AI Fellowship. Ky program synon të pajisë gratë diplomate me njohuri të përditësuara mbi aspektet politike, ligjore dhe teknike të inteligjencës artificiale.

Pjesëmarrëset përfitojnë aftësi, burime dhe rrjete profesionale që u mundësojnë të angazhohen në mënyrë aktive në diskutimet shumëpalëshe mbi AI në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Të interesuarit mund të ndjekin dëshmitë video të pjesëmarrëseve të edicioneve 2024 dhe 2025 në kanalin zyrtar të UNIDIR në YouTube.

Struktura e programit

Programi Women in AI Fellowship përfshin një trajnim intensiv njëjavor, me pjesëmarrje fizike në Gjenevë, dhe bazohet në tre shtylla kryesore:

1. Edukimi

UNIDIR ofron një hyrje të plotë në teknologjinë AI, duke përfshirë avantazhet dhe kufizimet e saj, përdorimet në fushën e sigurisë, shqetësimet ndërkombëtare, si dhe lidhjet mes AI ushtarake, ligjit, etikës dhe çështjeve gjinore. Trajnimet zhvillohen nga studiues dhe ekspertë të fushës.

2. Eksplorimi

Pjesëmarrëset do të kenë mundësinë të takohen me aktorë të ndryshëm nga fusha akademike dhe teknike, për të kuptuar më mirë proceset e zhvillimit, përdorimit dhe qeverisjes së AI.

3. Rrjetëzimi

Programi ofron mundësi të shumta për ndërtimin e kontakteve profesionale me diplomatë, përfaqësues të sektorit privat dhe shoqërisë civile, përmes:

  • një pritjeje zyrtare me komunitetin diplomatik në Gjenevë
  • takimeve virtuale me ekspertë ndërsektorialë
  • anëtarësimit në rrjetin e alumnëve dhe ekspertëve të UNIDIR

Datat kryesore

  • 24 shkurt – Afati i fundit për aplikim (deri në mesnatë, CET)
  • Mes marsit – Shpallja e përzgjedhjeve
  • 8–12 qershor – Trajnimi fizik në Gjenevë

Apliko këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0