Një studim i ri nga universitetet Harvard, Duke dhe Michigan sugjeron se ushqimet ultra-përpunuara janë të projektuar më shumë si cigaret sesa si ushqimi i vërtetë, dhe duhet të përballen me rregulla të ngjashme me ato të duhanit në marketing, etiketim dhe taksa.
Sipas studimit, produktet si pijet e gazuara, ëmbëlsirat dhe ushqimet e shpejta janë dizajnuar për të rritur dëshirën dhe konsumimin e përsëritur, duke potencialisht krijuar varësi. Autorët argumentojnë se këto ushqime nuk duhet të vlerësohen vetëm nga këndvështrimi ushqimor, por si substanca industriale me efekt varësie, të ngjashme me duhanin.
Ashley Gearhardt, profesoreshë psikologjie në Universitetin e Michigan dhe autore e studimit, thekson:
“Ky nivel i dëmshmërisë kërkon veprime rregullatore që fokusohen tek dizajni dhe marketingu i industrisë, jo tek vullneti individual.”
Lexo edhe: Stresi nga nxehtësia ul prodhimin e qumështit me 25%, ja rekomandimet e ekspertëve
Studimi rekomandon politika të ngjashme me ato për duhanin: taksim të ushqimeve të varfëra me vlera ushqimore, kufizim të reklamave për fëmijët, dhe ulje të disponueshmërisë në spitale dhe shkolla, si dhe etiketim të qartë të produkteve që shpesh mashtrojnë konsumatorin me termat “low fat” ose “high protein”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se dieta e bazuar tek ushqimet ultra-përpunuara rrit rrezikun për sëmundje kardiake, diabet, obezitet, kancer dhe probleme metabolike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.