Bytes & Books - Diskutim mbi librin "Sekretet e gjenive të biznesit" në dy vëllime të Prof. Dr. Adrian Civicit - Business Magazine Albania

Bytes & Books – Diskutim mbi librin “Sekretet e gjenive të biznesit” në dy vëllime të Prof. Dr. Adrian Civicit

19-02-2026 18:00:00 Join

Me datë 19 shkurt 2026, ora 18:00, rikthehemi me takimin e parë për vitin 2026.

Këtë vit kemi menduar t’i fillojmë takimet tona të përmuajshme Bytes & Bools me një temë interesante libri: “Biografitë e gjenive të biznesit të ICT në një libër… dhe e ardhmja që na pret.”

Në këtë takim do të kemi kënaqësinë të diskutojmë librin e Prof. Adrian Civicit “Gjenitë e Biznesit” (Vol. I, II), duke u ndalur posaçërisht te biografitë e gjenive të biznesit të ICT-së, që nga Bill Gates e deri te Sam Altman, për të diskutuar botën dhe shoqërinë që kanë ndryshuar dhe po e ndryshojnë vazhdimisht.

Këtu nuk janë thjeshtë 48 biografi të njerëzve më të shquar të biznesit në mbarë botën, por janë 48 histori dhe modele të cilat ngacmojnë imagjinatën e çdokujt që do të futet në botën e madhe të tregjeve. Në këtë libër modelet vijnë me ulje-ngritjet e tyre, me raportet e ndërlikuara me tregun dhe shtetin, me filozofinë e të bërit biznes dhe me mendësinë sesi pengesat mund të kthehen në avantazhe dhe qëndrueshmëria përmes një sjellje elastike mbetet çelësi kyç. Autori ka përzgjedhur 48 gjeni të botës së biznesit, që nga Rrokfeleri, Andrew Carnegie, Stiv Xhobsi, Bill Gates, Elon Musk apo Sam Altman; – parë edhe nga filtri i kontekstit tonë, ku ëndrrat dhe sfidat; guximi dhe mendësia, strategjia dhe inovacioni mbeten elemente të panegociueshëm për të pasur sukses.

Në takim do të jetë i pranishëm Prof. Civici për të realizuar së bashku një bashkëbisedim interesant mbi ndikimin që biznesi, veçanërisht ICT-ja, po shpërfaq mbi profesionet dhe shoqërinë ku jetojmë.

Ju mirëpresim më datë 19 shkurt 2026, ora 18:00, në sallën e One Connect Hub!

Regjistrohu këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Mos bëj kompromis me veten, sepse je çdo gjë që ke.”
— Janis Joplin
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0