Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt në Tiranë - Business Magazine Albania

Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt në Tiranë

14-04-2026 Join

Samiti IV i Diasporës Shqiptare do të mbahet më 14 dhe 15 prill 2026 në Tiranë, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm bashkimi dhe reflektimi për shqiptarët kudo në botë.

Ky aktivitet i rëndësishëm kombëtar organizohet nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Rama, dhe synon të forcojë lidhjet mes diasporës shqiptare dhe institucioneve të vendit, si dhe të promovojë kontributin e shqiptarëve jashtë atdheut në zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë dhe hapësirës shqiptare. 

Me moton “Through Roots We Rise” (Përmes rrënjëve, ngrihemi), Samiti i Diasporës Shqiptare 2030 do të shërbejë si një platformë bashkëpunimi, dialogu dhe vizioni për të ardhmen, duke përfshirë profesionistë, sipërmarrës, akademikë dhe përfaqësues të diasporës nga mbarë bota.

Eventi do të zhvillohet në Tiranë dhe pritet të mbledhë figura të rëndësishme institucionale, përfaqësues të diasporës dhe partnerë strategjikë, duke u fokusuar në rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe social të vendit.

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë të interesuarve që të shënojnë datat 14–15 prill 2026 në kalendar, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim.

Regjistrohu këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0